• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Me lot e laj jastëkun”/ Në burg për kërcënim ndaj të resë që u vetëvra, Altin Çoku nga qelia: S’kisha lidhje intime me të, fotoja montazh. Sibelën e vranë!

23 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Historia tragjike e Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u vetëhodh nga pallati ku ajo jetonte, ndërsa gjeti vdekjen është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti. Për ngjarjen në fjalë, që ndodhi më 10 shkurt të 2024-ës, në zonën e Kamzës, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Altin Çokut, 39 vjeç. I dyshuari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk është ai personi që ka publikuar fotografinë intime me 27-vjeçaren dhe se arrestimi i tij është i paligjshëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Çoku i ka thënë gjykatës se i kishte kërkuar të resë që të bënte denoncim, një version që kundërshtohet nga Prokuroria, e cila ka bindjen se përmes shpërndarjes së fotografisë intime, i dyshuari i ka shkaktuar viktimës një gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike. 39-vjeçari ka deklaruar se është përdorues i TikTok-ut si shumë të tjerë dhe se fotografinë e ka publikuar një person me inicialet A.H., nga Fushë-Miloti.

Më herët, në një video të publikuar në TikTok, Çoku kishte pretenduar se ky person i kishte hapur telefonin dhe kishte marrë prej aty fotografinë intime me 27-vjeçaren, duke e shpërndarë më pas në rrjetin social. Altin Çoku është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2014 ishte akuzuar për gjobëvënie ndaj një mjeku në Kurbin. Nën kërcënime me telefonata dhe letra, mjeku ishte detyruar që në periudha të ndryshme t’i jepte rreth 4 mijë euro. Nga ambientet e burgut, Altin Çoku mohoi kategorikisht që të kishte pasur një marrëdhënie intime me të ndjerën, ndërsa shtoi se ishin të lidhur. Po ashtu ai theksoi se fotoja në fjalë ishte montazh. Ai u shpreh me bindje se Sibela nuk ka vrarë veten, por e kanë vrarë, ndërsa akuzoi policinë se ka gisht më krim.

Lexo edhe:

Pse janari njihet si ‘muaji i divorcit’

Formula 1: Ferrari del në pistë, Leclerc thotë: ‘Një sfidë e frytshme’. Hamilton: ‘Roli i pilotit është kyç’.

“Më është bërë padrejtësi e madhe nga shteti shqiptar. Duke pasur fëmijë dhe vetë, kam kërkuar që të zbardhet e vërteta. Nuk mund ta quaj avokat, por hero, përfaqësuesin tim. Më është mohuar e drejta ime. Unë dhe e ndjera jemi njohur në një lokal. Unë sa i përket familjes Abedini, i shpreh ngushëllime. Nuk është asgjë e vërtetë, pasi unë nuk i kam nxjerrë foton intime asaj. Jemi njohur në një lokal rreth 2 javë para se të ndodhte ngjarja, në fund të lokalit, 26-27 janar. Ajo erdhi në tavolinë, më kërkoi që të bëhej një foto. Ajo foto është e modifikuar, pasi unë e kam shpirtin e plot (Foto ku shfaqeshin të dy në momente intime). Unë jastëkun e mbush me lot çdo natë, se s’ma hap telefonin familja. Kemi pasur një lidhje, por jo intime, një pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Në momentin kur kam qenë live në tiktok, doli fotoja. E njoftova Sibelën që kishte dalë një foto dhe i thash; të bëfsha gropën ty dhe vetes, se ka dalë e modifikuar. Unë më pas mora në telefon 129 dhe pyeta se ku mund të bëja një denoncim. Bëra denoncimin dhe ika. Në 10 shkurt kur e ndjera ndërroi jetë, kanë ardhur dhe me kanë arrestuar. Nuk janë të vërteta ato që tha Danjela, se ajo ka qenë e shqetësuar se humbi vajzën 29 vjeçe. Ajo ka thënë; po ta dija që Altini po ma shantazhonte vajzën, do kisha shkuar ta kallëzoja. Sibela ka ardhur në shtëpinë time. Unë i jam lutur që të bënim denoncimin. Unë i kërkova kontakte një avokati. Jam laçian, dhe i kam thënë; hajde të shkojmë te Kisha e Laçit se nuk të kam tradhtuar, i kam thanë gruas time. Ish-bashkëjetuesja iku te njerëzit e vetë pasi kishte parë foton. Kur Sibela erdhi në banesën time, kishte ikur ish-bashkëjetuesja. I thash; ‘të lutem, hajde bëjmë denoncim’. Nuk kam pasur raport intim me të. Unë dhe ish-partnerja ime e kemi kaluar që nga 2017-ta jetën si në telenovela, pasi kishte shumë njerëz që nuk na donin. Më shumë i bullizuar kam qenë unë në këtë histori. Pasi kanë shkuar për në fallxhorë për të na ndarë. Unë mendoj se Sibela është vrarë nga një dorë e zezë, pasi ajo ishte vajzë me shumë ëndrra, e gjallë. Unë mendoj se për vrasjen e saj janë përfshirë uniformat blu, pasi nuk kërkojnë as zbardhjen e ngjarjes. Nuk bëjnë asgjë për të zbardhur ngjarjen. Mediat po e them me plot gojën, për një klikim i bëjnë gjërat trashanike, sa kanë hedhur baltë mbi mua dhe vajzën time. Nuk u dal dot para babait dhe nënës time, që kanë shitur unazat për të më sjellë mua ushqime në burg. E vetmja gjë që kam thënë për pjesën e Sibelës kam thënë; kush ka hedhur foton në Tiktok, do ia thyej gishtat. Nuk kam pasur marrëdhënie me kushërirën time, janë gënjeshtra.

HISTORIA
Sibela Abedini humbi jetën duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. Ajo ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajze 2-vjeçare. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte kthyer për të jetuar pranë prindërve të saj në Kamëz. Ndërkohë nëna e Sibelës Abedini ka hedhur akuza të forta publike, duke deklaruar në emisionet maratonë nga studioja e “Me Zemër të Hapur” se vajza e saj nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Sipas saj, presioni psikologjik, dhuna morale dhe ajo që ajo e cilëson si persekutim i vazhdueshëm kanë çuar në tragjedinë e rëndë. Në këto dalje televizive, ajo ka theksuar se gishti i akuzës drejtohet ndaj Altin Çokut, duke kërkuar drejtësi të plotë dhe zbardhje të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tags: altin cokuburgflet

Nga Kategoria

Ekstra

Pse janari njihet si ‘muaji i divorcit’

23 Janar, 2026
Formula 1: Ferrari del në pistë, Leclerc thotë: ‘Një sfidë e frytshme’. Hamilton: ‘Roli i pilotit është kyç’.
Aktualitet

Formula 1: Ferrari del në pistë, Leclerc thotë: ‘Një sfidë e frytshme’. Hamilton: ‘Roli i pilotit është kyç’.

23 Janar, 2026
Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli.
Kryesore

Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ferrari vendos të rrezikojë me SF-26: “Një hap i guximshëm drejt suksesit”

23 Janar, 2026

Pse janari njihet si ‘muaji i divorcit’

23 Janar, 2026
Formula 1: Ferrari del në pistë, Leclerc thotë: ‘Një sfidë e frytshme’. Hamilton: ‘Roli i pilotit është kyç’.

Formula 1: Ferrari del në pistë, Leclerc thotë: ‘Një sfidë e frytshme’. Hamilton: ‘Roli i pilotit është kyç’.

23 Janar, 2026

Mësuesja femër e taekwondo-s çlirohet, thonë Talebanët

23 Janar, 2026
Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli.

Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli

23 Janar, 2026
Lule të bardha, përcjellja e fundit për stilistin e njohur Valentino Garavani!

Lule të bardha, përcjellja e fundit për stilistin e njohur Valentino Garavani!

23 Janar, 2026

Vizitoi “VIP-at” e Big-ut në shtëpi, mjeku tregon përshtypjet: Të panjohur për mua, glorifikim i njerëzve pa meritë…

23 Janar, 2026

Rusia, Ukraina dhe SHBA do të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Abu Dabi

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.