Selanik – Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite e gjashtë muaj burg pasi dhunoi gruan në sy të fëmijëve të mitur.
Sipas aktakuzës, episode e dyshuara të dhunës ndodhën midis viteve 2023 dhe 2024, si në Selanik ashtu edhe në Korinth, ku jetonte çifti.
Në dëshminë e saj në gjykatë, viktima 27-vjeçare përshkroi makthin që kishte përjetuar prej vitesh nga duart e të pandehurit, me të cilin kishte qenë në një lidhje që kur ishin të mitur.
“Ai më rrihte, me godiste në kokë dhe kryesisht në trup”, tha ajo, duke përshkruar sjellje jashtëzakonisht abuzive, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, derisa vendosi të kërkonte ndihmë dhe më pas ta denonconte në polici.
Siç tha ajo, i pandehuri nuk e linte të punonte për të qenë e varur financiarisht prej tij, ndërsa ajo jetonte në një gjendje terrori.
“Mora vendimin për të kërkuar ndihmë dhe për ta denoncuar pasi fëmijët e mi nuk e meritonin të kalonin nëpër të gjitha këto”, tha ajo.
Në një rast 28-vjeçari e goditi gruan e tij me grusht në gojë, duke rezultuar në thyerjen e një dhëmbi, në një kohë kur ajo sapo kishte lindur fëmijën e tyre.
I pandehuri, me origjinë nga Shqipëria, mohoi se e kishte kërcënuar gruan e tij, ndërsa pretendoi se ishte viktimë e dhunës në familje në fëmijërinë e tij.











