• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 28 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen”/ Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

28 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thotë se ngjarja mund të ishte parandaluar. Sipas Metës, vrasja e Hajdarit ishte politike, por personi më i painteresuar sipas tij, ishte Fatos Nano.

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998.

Lexo edhe:

Bizneset që eksportojnë, Rama: Ne mbështesim prodhimin ‘Made in Albania’ si një markë cilësie dhe si një kalim për në BE.

“Ordiner, kafshë dhe hajdut”, Neda dhe Ogren përballen në Gjykatë, vëllai i Belinda Ballukut: Ajo më dhunonte në sy të fëmijëve

Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar.

Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre.

Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano.

Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate.

Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qëndron 13 Shtatori, i cili ishte i rëndësishëm për t’i lidhur dy ngjarjet.

Paraditen e 13 Shtatorit, shpërthen një llavë revolte e militantëve të Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu “tsunamin” për ditën tjetër.

Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën.

Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë.

“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?”

Kur Fatosi përmendi një emër që i kishin sugjeruar, të gjithë ata që mezi prisnin t’i zinin vendin, brofën në këmbë dhe thanë, në asnjë mënyrë, e kështu Nano iu bind këtij qëndrimi.

Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues.

Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat.

Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë. Të vazhdojmë me çështjen Hajdari.

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim. Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant. Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita.

Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj.

Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të çështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste.

Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale. Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial. Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.

Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes.

Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë. Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin. E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit.

Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij.

Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.

U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht. Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar.

Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin.

Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe”-shkruan Meta.

Tags: azem hajdarifatos nanoMeta

Nga Kategoria

Bizneset që eksportojnë, Rama: Ne mbështesim prodhimin ‘Made in Albania’ si një markë cilësie dhe si një kalim për në BE.
Kryesore

Bizneset që eksportojnë, Rama: Ne mbështesim prodhimin ‘Made in Albania’ si një markë cilësie dhe si një kalim për në BE.

28 Janar, 2026
Aktualitet

“Ordiner, kafshë dhe hajdut”, Neda dhe Ogren përballen në Gjykatë, vëllai i Belinda Ballukut: Ajo më dhunonte në sy të fëmijëve

28 Janar, 2026
"85 Sekonda për Mesnatën": Shkencëtarët Shpallin "Orën e Qametit" për Njerëzimin
Lajme

“85 Sekonda për Mesnatën”: Shkencëtarët Shpallin “Orën e Qametit” për Njerëzimin

28 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bizneset që eksportojnë, Rama: Ne mbështesim prodhimin ‘Made in Albania’ si një markë cilësie dhe si një kalim për në BE.

Bizneset që eksportojnë, Rama: Ne mbështesim prodhimin ‘Made in Albania’ si një markë cilësie dhe si një kalim për në BE.

28 Janar, 2026

Ferran Torres rikthehet në momentin perfekt: Flick e ka gati për Copenhagenin

28 Janar, 2026

“Ordiner, kafshë dhe hajdut”, Neda dhe Ogren përballen në Gjykatë, vëllai i Belinda Ballukut: Ajo më dhunonte në sy të fëmijëve

28 Janar, 2026

“Duhet të jetë mirë për të gjithë” – Martin Odegaard zbulon bisedat me Ethan Nwaneri para huazimit të tij në Marseille

28 Janar, 2026
"85 Sekonda për Mesnatën": Shkencëtarët Shpallin "Orën e Qametit" për Njerëzimin

“85 Sekonda për Mesnatën”: Shkencëtarët Shpallin “Orën e Qametit” për Njerëzimin

28 Janar, 2026

Vrau bashkëkombësin me thikë në Gjermani! Gjykata shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar, i jep dhe dëmshpërblim

28 Janar, 2026
“Babai që plagosi vajzën në Durrës mbetet në burg; ai pretendon pafajësinë e tij”

“Babai që plagosi vajzën në Durrës mbetet në burg; ai pretendon pafajësinë e tij”

28 Janar, 2026

Lucas Paquetá pranon rikthimin te Flamengo, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Serie A në Brazil

28 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.