Me 79 vota pro, u miratua në Kuvend projekt rezoluta për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”.
Vendimi u miratua vetëm me votat e mazhorancës pasi Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën e sotme.
Drafti dënon sulmet kibernetike të Iranit kundrejt institucioneve të Shqipërisë, ku i fundit ishte ndaj Kuvendit dhe u bën thirrje vendeve të tjera demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve.











