50 emigrantë rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë mbytur, pasi varka e tyre u fundos në Detin Mesdhe. Vetëm njëri prej tyre është shpëtuar.
Mjeti lundrues ishte nisur nga Tunizia, një pikë e zakonshme nisjeje për emigrantët që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm për të arritur në Evropë.
I mbijetuari kishte qenë për 24 orë në det dhe besonte se të gjithë të tjerët ishin mbytur.
Emigranti u shpëtua nga një anije tregtare pranë brigjeve të Tunizisë dhe u dërgua në Maltë për trajtim mjekësor.










