Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë në takimin e radhës në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa mbledhja është drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama dhe me prezencën e numrit dy të qeverisë, Ballukut.
Kryeministri Edi Rama në mbledhje u ka kërkuar deputetëve që të jenë më aktivë në zonat e tyre elektorale.
Ai i ka kërkuar që ligjvënësit socialistë të zhvillojnë më shumë takime me qytetarët dhe të njihen me problematikat e tyre.
Një tjetër kërkesë e Ramës ka qenë që deputetët të fokusohen në ligjet që duhet të kalohen në Parlament lidhur me procesin e integrimit.
Mbledhja ka zgjatur më shumë se një orë.










