• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Mbi reagimet për ndarjen e Gylenit nga jeta

29 Tetor, 2024
tek Analizë, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi reagimet për ndarjen e Gylenit nga jeta

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

nga Enes Hoxha

Mërgimi nga kjo botë e përkohshme e Fethullah Gylenit, një teolog, mendimtar, intelektual dhe aktivist i njohur ndërkombëtarisht për kontributin e tij në arsim, dialogun ndërfetar dhe paqen globale, është pasuar nga reagime të pashembullta dhe çnjerëzore të një pjese të shoqërisë turke e më gjerë.

Lexo edhe:

Demi Moore e theksuar nga humbja e Rob Reiner: S’rregulloj dot, fëmijët tanë e kaluan fëmijërinë së bashku

Çmimet FIFA “The Best”: Sylvinho dhe Gjimshiti dakord për fituesin, por ndahen për vendet e dyta e të treta

Këto reagime, zbulojnë një krizë të thellë morale dhe shpirtërore të shoqërisë “moderne” turke. Ato janë në kundërshtim me mësimet dhe normat themelore islame, si dhe parimet më të larta të vlerave njerëzore dhe qytetërimit.

Janë të papranueshme të artikulohen nga një njeri që e quan veten mysliman, aq më tepër njeri. Ajo gjuhë urrejtjeje tregon qartë regres në etikën fetare dhe njerëzore.

Fethullah Gyleni, ishte një figurë e mirënjohur në mbarë botën. Ai shquhej për ndikimin e tij të madh në fushën e teologjisë, arsimit, dialogut ndërfetar dhe paqes globale.

Personalitete të rëndësishme në mbarë botën vlerësuan figurën dhe kontributin e tij shumëdimensional. Ali Xhuma, ish-muftiu i Egjiptit, një personalitet i njohur në botën islame, e konsideronte Gylenin si një zë të fuqishëm të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, duke theksuar dimensionet më të thella të Islamit si fe paqeje. Po ashtu, Hillary Clinton, e përshkroi atë si një njeri që ka frymëzuar miliona njerëz duke luftuar për paqe dhe dialog ndërkulturor. Ajo do të shprehej se, Gyleni ka promovuar arsimin dhe dialogun si mjetet më të qëndrueshme për një shoqëri të drejtë dhe më të mirë. Ndër të tjera, figura të njohura si Xhon Esposito dhe nobelisti i famshëm, Muhamed Junus, e kanë lavdëruar lëvizjen e tij për nxitjen e arsimit dhe dialogut, duke e parë atë si model suksesi për paqen globale.

Ndër kontributet më të rëndësishme të Gylenit ka qenë angazhimi i tij në krijimin e urave të dialogut ndërfetar. Takimet e tij me liderë fetarë, përfshihen takimin me Papa Gjon Palin II, janë veçori të veçanta të kësaj sjelljeje. Papa Gjon Pali II e vlerëson lëvizjen e Gylenit si një iniciativë për të nxitur tolerancën dhe mirëkuptimin mes besimeve të ndryshme. Po ashtu, takimi me Patriarkun Bartholomeu dhe liderët e besimit të tij, theksonte, gjithashtu, rëndësinë e tyre edhe ndërfetar për të promovuar paqen dhe harmoninë ndërfetare.

Këto nisma janë një dëshmi e qartë e përkushtimit të tij ndaj dialogut të bashkëjetesës, duke u vendosur në atë radhë në radhët e liderëve që kanë bërë veprime për të vendosur në mendimin e një bote më të drejtë.

Reagimet në kundërshtim të plotë me moralin fetar dhe vlerat universale

Reagimi i shoqërisë turke për ndarjen nga të Gylenit, pa asnjë dyshim, janë në kundërshtim të plotë me mësimet dhe moralin Islam. Kurani Famëlartë (59:10), shprehimisht thuhet: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan”. Nga ajeti mësojmë se besimtarët duhet të luten e të kërkojnë falje për të gjallët e të vdekurit dhe të mos ushqejnë për ata që besojnë.

Në një hadith, Profeti Muhamed ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar”! Mësime këto, që tregon qartë qëndrimin ndaj vdekjes së një personi duhet të jetë me mëshirë dhe respekt, pavarësisht mospajtimeve në të gjallë.

Reagimet çnjerëzore pas ndarjes së Gylenit nga jeta janë në kundërshtim të thellë me këto mësime. Më shumë se një qëndrim moral apo fetar, ato shërbejnë si një shprehje e urrejtjes së motivuar politikisht, një instrument përçarës që ndan dhe përhap frikë.

Nëse marrëdhënia e një shoqërie me të shkuarën dhe me vdekjen është një pasqyrë e shpirtit të saj, atëherë këto reagime tregojnë një degjenerim të rëndë moral të saj. Reagime të kësaj natyre, na sjellin në vëmendje kritikën e Jean-Paul Sartre mbi natyrën e urrejtjes, e cila është tejet e rëndësishme në këtë kontekst. Ai theksonte se, për ata që nuk arrijnë të shohin dritën dhe mëshirën brenda vetes, shpesh “të tjerët janë ferri”.

Reagimet pasqyrojnë më shumë një pasiguri të thellë në lidhje me krizën politike dhe morale të shoqërisë “moderne” turke, sesa një kritikë të vërtetë ndaj Gylenit. Ato janë një dëshmi e përçarjes së thellë dhe humnerës morale të asaj shoqërie, ku individi shpallet “armik i popullit” për të justifikuar ndasitë dhe abuzimet e pushtetit.

Mësime nga historia për respektin ndaj të ndjerit

Krahasimi i reagimeve në fjalë me shembuj nga historia njerëzore, zbulon edhe më shumë hipokrizinë dhe paaftësinë morale të shoqërisë turke. Akili, në epin e famshëm të Homerit, ofron një shembull të madh karakterial kur pranon të respektojë trupin e Hektorit, edhe pse e kishte vrarë në dyluftim. Kjo nuk ishte një shprehje e dobësisë, por e një karakteri madhështor që kalonte urrejtjen dhe luftën që vijonte.

Po ashtu, hungarezët, pas mposhtjes së Arnavut Abdurrahman Abdi Pashës, mbrojtësit të kalasë së Budës në vitin 1686, e nderuar atë edhe pse ai ishte një armik i madh dhe i egër në fushëbetejë; e quajtën “armiku trim” dhe i ngitën monument përkujtimor në hyrje të kalasë. Në qytetërimet e mëdha, nderimi i armiqve të rënë, tregon një kulturë të respektuar për jetën dhe vdekjen. Këto janë reflektime të shpirtit të madh të civilizimeve që kanë ditur të respektojnë vdekjen dhe, përtej ndasive, të vlerësojnë madhështinë e armiqve të tyre. Por, këto mësime nga historia u refuzuan tërsisht në rastin e mërgimit të Gylenit në botën e përtejme, i cili, në fakt, nuk ishte armik i askujt, por ishte zgjedhur nga politika turke si kurban i radhës.

Gylenit në ballafaqim me përbaltjen politike

Sikurse theksova më sipër, Gyleni dhe kontributi i tij janë vlerësuar nga personalitete të njohura në mbarë botën. Ai mbetet një simbol i madhësisë shpirtërore dhe intelektuale i jashtëzakonshëm. Gjatë gjithë jetës së tij, promovoi Islamin e vërtetë -atë të paqes e mëshirës, i cili ka në qendër mëshirën dhe drejtësinë.

Përmes nxitjes për hapjen e shkollave dhe institucioneve të dialogut, udhëhoqi një platformë për përparimin e arsimit, dialogut ndërfetar dhe bamirësisë, të cilat do të mbeten monumente të palëkundura të përkushtimit të tij dhe ndjekësve të tij ndaj njerëzimit.

Reagimet për ndarjen e tij nga jeta, përfaqësojnë një regres të thellë moral dhe shpirtëror të shoqërisë “moderne” turke, duke e çuar atë në një udhëkryq ku duhet të përballet me vlerat njerëzore dhe morale. Ashtu si Niçja më herët, edhe Gyleni, na mësonte se “urrejtja është shkatërruesi më i madh i shpirtit”. Sulmet ndaj të ndjerit nuk tregojnë asgjë më shumë se varfëri shpirtërore.

Në fund të fundit, vepra e Gylenit do të shërbejë si një dritë udhëzuese për ata që dëshirojnë drejtësisë dhe paqe. Filozofia e tij do të shërbejë si një thirrje për reflektim mbi ndarjet midis njerëzve dhe do të udhëheqë brezat e ardhshëm në ripërtëritjen e vlerave morale e njerëzore drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Nga Kategoria

Demi Moore e theksuar nga humbja e Rob Reiner: S'rregulloj dot, fëmijët tanë e kaluan fëmijërinë së bashku.
Kryesore

Demi Moore e theksuar nga humbja e Rob Reiner: S’rregulloj dot, fëmijët tanë e kaluan fëmijërinë së bashku

16 Dhjetor, 2025
Çmimet FIFA “The Best”: Sylvinho dhe Gjimshiti dakord për fituesin, por ndahen për vendet e dyta e të treta
Kryesore

Çmimet FIFA “The Best”: Sylvinho dhe Gjimshiti dakord për fituesin, por ndahen për vendet e dyta e të treta

16 Dhjetor, 2025
Shtëpia e ankandeve nën hetim penal, ankandi i dhuratave të kryeministres Meloni dështon.
Kryesore

Shtëpia e ankandeve nën hetim penal, ankandi i dhuratave të kryeministres Meloni dështon.

16 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

SHBA eliminon katër shtete nga kualifikimi për të hyrë në vend, përfshirë për Botërorin.

16 Dhjetor, 2025

Traktorët pushtojnë Londrën! Fermerët britanikë zbarkojnë në zemër të qytetit

16 Dhjetor, 2025
Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 u ble për një çmim rekord.

Fanella e Maradonës nga finalja legjendare e Bernabeut në 1984 u ble për një çmim rekord.

16 Dhjetor, 2025
Video/ Chelsea triumfon në Cardiff, "Blutë" e Londrës sigurojnë vendin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.

Chelsea triumfon në Cardiff, “Blutë” e Londrës sigurojnë vendin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

16 Dhjetor, 2025

“Balluku ka përdorur pajisje përgjimi”, gazetari: Ka shantazhuar edhe Ramën

16 Dhjetor, 2025
James Cameron i jep fund pritjeve dhe bashkohet me miliarderët, pasuria e tij arrin një nivel të ri.

James Cameron i jep fund pritjeve dhe bashkohet me miliarderët, pasuria e tij arrin një nivel të ri

16 Dhjetor, 2025

Ballukut do t’i shtohen akuzat? Po hetohet për 7 lote të Unazës së Madhe të Tiranës

16 Dhjetor, 2025
"Pas 14 orësh pa zëvendësim të flamurit të grisur, do të shkarkoheshit", Mitro Çela tregon për Azemin pas kthimit nga Greqia: Kur polici me mustaqe na ndaloi…

“Pas 14 orësh pa zëvendësim të flamurit të grisur, do të shkarkoheshit”, Mitro Çela tregon për Azemin pas kthimit nga Greqia: Kur polici me mustaqe na ndaloi…

16 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.