• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme, analizat: Materialet nuk ishin oksid hekuri, por pluhur toksik

3 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të konfiskuara një vit më parë në Portin e Durrësit

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas dosjes hetimore të bërë publike nga mediat, në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje. Gjithashtu mësohet se mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri” ndërsa si ndërmjetës për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Azisë ishte kompania me bazë në Kroaci dhe me administrator Gjoni Sokolaj.

Nga analizat e kryera në Itali në loboratorin “Advanced Analytical Services”, ka rezultuar se mostrat kishin përmbajtje të lartë hekuri, zinku, bakri, plumbi, squfuri e të tjera.

Lexo edhe:

Të gjithë ish-deputetët tani janë drejtorë: Korreshi dhe Braçe bien dakord se ligji për konfliktin e interesit paraqet një problem në qeverisje

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike

Ndërkohë prokuroria e Durrësit ka urdhër arrestimin e 33 personave, ndër të cilët zyrtarë e drejtues të kompanive private.

Gjithashtu mes personave për të cilët është lëshuar masë sigurimi është edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, si edhe drejtues të kompanisë private “Sokolaj”, e cila ka kryer transportin e lëndëve të ndaluara nga Porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në deklaratat  “oksid zinku”, është korrigjuar nga korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.

Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.

Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.

Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;

  • Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli “Oksid zinku (në thasë) 2000f”, me blerës “Sokolaj” sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”.

Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin “Oksid zinku (në thase) 2000.

Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000ť”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është “Oksid Hekuri”.

Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri.

Nga Kategoria

Të gjithë ish-deputetët tani janë drejtorë: Korreshi dhe Braçe bien dakord se ligji për konfliktin e interesit paraqet një problem në qeverisje
Kryesore

Të gjithë ish-deputetët tani janë drejtorë: Korreshi dhe Braçe bien dakord se ligji për konfliktin e interesit paraqet një problem në qeverisje

3 Shkurt, 2026
Aktualitet

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike

3 Shkurt, 2026
Pushohen nga detyra 5 efektivë policie, përfshirë edhe mikun e shënjestrës së atentatit në Lezhë
Kryesore

Pushohen nga detyra 5 efektivë policie, përfshirë edhe mikun e shënjestrës së atentatit në Lezhë

3 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të gjithë ish-deputetët tani janë drejtorë: Korreshi dhe Braçe bien dakord se ligji për konfliktin e interesit paraqet një problem në qeverisje

Të gjithë ish-deputetët tani janë drejtorë: Korreshi dhe Braçe bien dakord se ligji për konfliktin e interesit paraqet një problem në qeverisje

3 Shkurt, 2026

Makron thotë se puna teknike po vazhdon për rinisjen e bisedimeve me Putinin mbi luftën në Ukrainë.

3 Shkurt, 2026

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike

3 Shkurt, 2026
Pushohen nga detyra 5 efektivë policie, përfshirë edhe mikun e shënjestrës së atentatit në Lezhë

Pushohen nga detyra 5 efektivë policie, përfshirë edhe mikun e shënjestrës së atentatit në Lezhë

3 Shkurt, 2026

“Rama po kërcënon drejtësinë”/ Lapaj: Vendimi për Ballukun po zvarritet pa arsye

3 Shkurt, 2026

Muçi vazhdon të shkëlqejë, ylli shqiptar arriti një tjetër supergol në Turqi

3 Shkurt, 2026
Londra po e heton Lordin Mandelson, qeveria britanike punon me policinë në lidhje me lidhjet e tij me Epstein.

Londra po e heton Lordin Mandelson, qeveria britanike punon me policinë në lidhje me lidhjet e tij me Epstein.

3 Shkurt, 2026

Kërkesa për Energjinë Gjeotermale: A Po E Injorojmë Energinë e Nënës Tokë Ndërkohë që Dielli dhe Era Arrijnë Kulmin e Tyre?

Sistemet gjeotermale që shfrytëzojnë nxehtësinë nga thellësitë e Tokës kërkojnë shumë më pak infrastrukturë tokësore krahasuar me energjitë e rinovueshme tjera.

3 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.