• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Masakër qeveritare apo masakër brezash?!

5 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Skënder Minxhozi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Katër djem (jo edhe aq) të rinj vinin vërdallë nëpër Shqipëri dhe emigracion gjatë fushatës së fundit të 11 majit. Disa prej tyre kishin qenë aktivistë politikë në të shkuarën, njëri edhe deputet. Pakkush nga votuesit e kuptonte se çfarë përfaqësonin politikisht dhe me gjasë ende s’kanë lexuar asnjë rresht nga programi i tyre. Dinë se ata janë kundër Ramës dhe Berishës.

Pak shqiptarë patën kohë t’i kuptojnë partitë e reja deri në 11 maj. Jo si persona, por si projekte politike. E megjithatë Lapaj, Shehaj, Shabani e Qori morën plot 164 mijë vota, bashkë me treshen Basha-Alibeaj e Shehi. Një e katërta e votave opozitare në 11 maj u hodh jo për ASHM-në e Berishës, Metës e Mediut por për parti që kandidonin për herë të parë në zgjedhje. Një mal me vota që në katër vite firuan nga thesi i madh i votave anti-qeveri, për shkak levizjesh e partish të ngritura me nxitim, me pak financa dhe me fare pak njohje në opinionin publik. Pa shumë shaka në rrethet mediatike qarkullon një batutë e cila sfidon këdo të gjejë numrat dy në partitë e Lapajt, Shehajt e Qorit. Me siguri mbi 95% e shqiptarëve nuk jua dinë emrat!

Lexo edhe:

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, ja çfarë pritet

“Balluku kapet me vjedhje, Rama e mbron”/ ‘Foltore’, Berisha: 15 markete, 2-3 vila në Dhërmi

Nëse kërkojmë të kuptojmë 11 majin, nuk mund ta minimizojmë kurrsesi rezultatin final vetëm tek “vjedhje, vjedhje, vjedhje…”. Nxitimi i Berishës dhe Metës për t’ja faturuar humbjen e tyre te madhe personale dhe të shtrirë pothuajse në të gjithë hartën e vendit, vetëm rolit manipulues të qeverisë është një alibi e cila ka mërzitur tashmë edhe vetë elektoratin e djathtë, i cili ka 12 vjet që pret që këta kalorës të vjetër të politikës të nxjerrin më në fund nga cilindri kartën magjike që do të çojë në opozitë Edi Ramën.

Ajo që ka ndodhur në vend të fitores së premtuar, është një refren qaraman që fillon në mëngjes e nuk shuhet as në darkë, madje edhe në studiot gjithashtu qaramane që vajtojnë zgjedhjet. Gjuetia e momentit quhet “gjej votat e vjedhura”, duke mohuar njëherësh “votat e humbura për fajin e shefave”! Askush nuk i kërkon sot fjala vjen Berishës llogari përse nuk i ruajti dot votat. Edhe pse ishte vetë shefi i opozitës siguronte të madh e të vogël se kësaj radhe Rama s’kishte nga ja mbante pasi ai i kishte siguruar votat e shqiptarëve.

Pyetja që studiot televizive opozitare dhe media tjetër pranë PD e PL refuzon ta bëjë është “pse nuk jepni dorëheqjen për shkak se nuk i ruajtët votat”?! Sepse e sigurt është që dikush duhej të kishte ikur tashmë. E thotë edhe “neni Basha” që Berisha e instaloi në statutin e partisë duke e shoqëruar me ironi dhe thumba për paraardhësin e tij. Si e do dorëheqjen, për shkak se nuk mblodhe vota mjaftueshëm, apo për shkak se pasi i mblodhe nuk dite t’i ruash?! Do ikësh si i pabesueshëm për elektoratin, apo si i pazoti të ruash kutitë e tua?! Këto janë pyetjet që s’i bën askush sot, por që janë thelbi i humbjes së 11 majit.

Leximi që nxjerrin në pah shifrat tregon se përveç rastit të PS, e cila ka ruajtur kuotat si një parti e vjetër dhe si forca politike më e madhe e tranzicionit (mori mbi 850 mijë vota), pala tjetër përballë, ajo e PD-PL ka rënë zhurmshëm duke humbur 250 mijë vota krahasuar me 2021. Dyshja Berisha-Meta që janë parë si formati elektoral më dinamik dhe si rreziku më i madh për PS, rezultuan të jenë një tollumbace e shfryrë në raport me sfidën ndaj pushtetit.

Gjysëm milioni vota (529 mijë egzaktësisht) nuk janë pak për të kaluar një katërvjeçar të qetë në opozitë, por janë krejt të pamjaftueshme për të synuar qeverisjen. Dhe PD-LSI synimin kryesor kanë pushtetin,  të paktën kështu na kanë thënë deri më sot.

Puna është se trashëgimia politike dhe elektorale e këtyre dy siglave të mëdha të politikës shqiptare ndodhet sot nën trysninë e erozionit nga ajo që mund të shihet si një luftë brezash në elitën politike të vendit.

Nuk ishin vetëm Lapaj, Shehja e Qori problemi i Sali Berishës e Ilir Metës në 11 maj. Janë edhe politikanët e rinj, ata që nuk janë përlyer me servilizmin ndaj shefave të djeshëm ose të sotëm dhe që e bëjnë të qetë gjumin në darkë, pa frikën e ndonjë kontrolli të BKH në shtëpi.

Konkretisht, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti kanë marrë të dy së bashku në qarkun Tiranë në 11 maj plot 38.5 mijë vota. Ndërkohë i gjithë koalicioni ASHM ka marrë në Tiranë 164 mijë vota. Vetëm dy kandidatë të listës së hapur kanë marrë çerekun e votave të të gjithë opozitës së vjetër në kryeqytet!

Nuk ka tregues më të qartë se ky, se efekti gërryes ka funksionuar së jashtmi, por ka qenë prezent edhe brenda elektoratit të PD e PL. Së bashku me partitë e reja, kandidatët e rinj brenda PD janë sfida reale ndaj brezit të vjetër të politikanëve demokratë që vijojnë t’i shkojnë pas qorrazi Doktorit. Nuk ka një masakër qeveritare në zgjedhjet e majit, ka një masakër brezash në rradhët e opozitës së vjetër shqiptare që nuk di ta shohë humbjen në sy dhe ta pranojë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, ja çfarë pritet

3 Mars, 2026
Aktualitet

“Balluku kapet me vjedhje, Rama e mbron”/ ‘Foltore’, Berisha: 15 markete, 2-3 vila në Dhërmi

3 Mars, 2026
Lajme

‘Jeni kthyer Partia Molotov’! Tension në Komisionin për Diasporën! Deputeti i PS thumbon Zhupën

3 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spanja i përgjigjet kërcënimit të Trump për embargo tregtare

3 Mars, 2026
Rogerti largohet nga "Big Brother VIP" pas mosmarrëveshjeve të ashpra në shtëpi

Rogerti largohet nga “Big Brother VIP” pas mosmarrëveshjeve të ashpra në shtëpi

3 Mars, 2026
Ice Spice tregon hapur për ndryshimin në peshë: “Ishte për shkak të depresionit”

Ice Spice flet hapur për ndryshimin në peshë: Jo Ozempic, por depresioni

3 Mars, 2026

Spekulimet për shëndetin e Trump pas njollës në qafë, reagon mjeku personal i presidentit

3 Mars, 2026

Alarm në Lindjen e Mesme, F-35B britanik përplaset me dron iranian

3 Mars, 2026

Tensione, dasmë dhe një largim i papritur në Big Brother VIP 5

3 Mars, 2026

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, ja çfarë pritet

3 Mars, 2026

Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

3 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.