Gjesti dhe Egli kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore simbolike, e realizuar në kuadër të lojës, por që pa dyshim do të mbetet një moment i paharrueshëm për ta.
Të dy kanë shkëlqyer në paraqitjen e tyre: Egli e veshur me një fustan nusërie mahnitës dhe Gjesti me një kostum elegant në ngjyrë të zezë.
Ceremonia u zhvillua nën drejtimin e moderatorit të programit, Ledion Liço, ndërsa të pranishëm ishin opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Ballku, si dhe shumë ish-banorë të formatit. Atmosfera festive po mbahet gjallë nga këngëtarja e njohur kosovare, Remzie Osmani, e shoqëruar nga vëllai i saj, Nexhati.
Shiko videon këtu!