• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Marsi i grave!

2 Mars, 2025
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Majlinda Bregu

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në kalendarin e muajve që vijnë e ikin pa asnjë kontradiktë, ja ku erdhi Marsi.

I ngjashëm me muajt e tjerë, por edhe me një shtim të rrezeve propagandistike në truallin tonë, për shkak të fushatës zgjedhore.

Lexo edhe:

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

Ndjekje si në filma në Shkodër, pasagjeri qëllon në ajër gjatë arratisjes, kapet drejtuesi i makinës

Megjithatë, pa cenuar – s’kam asnjë rol – as dinjitetin më elementar që duhet të ketë një program elektoral, vizionin dhe politikat konkrete, Marsi më nxit t’i rikthehem një teme që e kam për zemër: fuqizimit të grave.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 53.21% e grave në Shqipëri janë të punësuara.

Ky tregues nuk pasqyron plotësisht realitetin ekonomik dhe sfidat me të cilat përballen gratë.

Paga mesatare e grave është ende më e ulët se ajo e burrave, veçanërisht në sektorët e prodhimit industrial, ku gratë paguhen rreth 25% më pak edhe pse kanë nivele më të larta arsimimi. (Aleanca Gjinore Për Zhvillim) 65% e punësimit informal në Shqipëri përbëhet nga gratë, ndërsa burrat janë më pak të angazhuar në tregun e zi (35%).

54% e grave përdorin kursimet e tyre për të nisur një biznes, shpesh për shkak të mungesës së aksesit në kredi dhe financime të tjera.

Nëse duam një ekonomi më të fortë, duhet të rrisim punësimin e grave dhe t’u krijojmë atyre akses më të madh në pronë dhe kapital. A kemi ne një ide apo marrje të saktë të kontributit të grave në ekonomi?

Jo!

Sot kudo gjithnjë e më shumë po flitet për matjen reale të përfitimeve në ekonominë e një vendi duke shtuar elementë që PBB tradicionale nuk i ofron, siç është llogaritja e Prodhimit të Brendshëm Femëror (FDP) i cili merr parasysh atë që se merr PBB.

-Punën e papaguar

Kujdesi për fëmijët, punët e shtëpisë dhe shërbimet e tjera të kryera kryesisht nga gratë mbeten jashtë llogaritjeve ekonomike zyrtare.

-Diferencat në sektorët e punës

Gratë janë kryesisht të punësuara në sektorë me produktivitet më të ulët, gjë që ndikon në vlerësimin e saktë të PBB-së.

Pse duhet të matet Prodhimi i Brendshëm sipas gjinisë, në këtë rast Prodhimi i Brendshëm Femëror (PBF) edhe në Shqipëri?

Sepse do të ndihmonte në vlerësimin e saktë të kontributit ekonomik të grave dhe do të shërbente si bazë për politika më të drejta dhe gjithëpërfshirëse për vajzat e gratë.

Me PBB aktuale që ka Shqipëria, nominale e parashikuar prej 26,13 miliardë USD (2024), kontributi ekonomik i grave llogaritet 13,79 miliardë USD në vit.

Thënë pak më thjesht për ata që s’ kanë dashuri për shifrat,-Gratë në Shqipëri mbajnë në këmbë pak më shumë se gjysmën e gjithë Prodhimit të Brendshëm Bruto!

A përfitojnë po kaq nga politikat ekonomike, lehtësirat fiskale, sistemi i mbështetjes për fëmijë e të moshuar, aksesi në financa, nga e drejta e pronësisë etj?!

Nëse në fund të vitit nuk mund të masim se sa gra janë më të forta ekonomikisht dhe politikisht, sa prej tyre kanë shpëtuar nga dhuna, apo sa gra i kemi ndihmuar të nisin një biznes, atëherë flasim në tym.

Fuqizimi i grave nuk është vetëm një çështje barazie, por edhe një domosdoshmëri ekonomike.

Ndaj, një muaj të mbarë!

Me më shumë ide konkrete e me sa më pak flamuj arritjesh zgjedhore!

Tags: marspune

Nga Kategoria

Kryesore

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

9 Mars, 2026
Aktualitet

Ndjekje si në filma në Shkodër, pasagjeri qëllon në ajër gjatë arratisjes, kapet drejtuesi i makinës

9 Mars, 2026
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin me dy muaj për ofendimin e Albana Vokshit, Balla” “shpëtohet” nga Sekretariati i Etikës

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha zbulon orën dhe vendin e protestës së radhës: Nuk duhet të ndalemi

9 Mars, 2026

Franca dërgon anijet luftarake në Mesdhe dhe paralajmëron Iranin

9 Mars, 2026

Shiu i përzier me naftë në Iran, OBSH ngre alarmin: Ka pasoja të rënda shëndetësore

9 Mars, 2026

Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

9 Mars, 2026

Gledis Nano thyen heshtjen, flet për shkarkimin: S’mund të pranoja padrejtësinë

9 Mars, 2026

Berisha: PS do përdorë Ballukun si mburojë, për të mbuluar vjedhjet e Ramës

9 Mars, 2026

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon Vetëvendosje

9 Mars, 2026

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, qindra të rinj paraqiten vullnetarisht

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.