Barcelona është shumë pranë transferimit përfundimtar të sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford.
Sipas “insider”-it Nicolò Schira, klubi katalanas është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për anësorin anglez, i cili këtë sezon ka luajtur te Barcelona në formë huazimi.
Drejtuesit e Barcelonës po përgatisin edhe një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, por vendimi final do të varet nga qëndrimi i Manchester United dhe nga përfundimi i negociatave mes klubeve.
Këtë sezon, Rashford ka zhvilluar 27 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 8 asistime. Ndërkohë, “Transfermarkt” e vlerëson aktualisht me 40 milionë euro.











