Manchester United F.C. mori tri pikë të arta në Premier League, duke mposhtur Everton F.C. 0-1 në transfertë. Ndeshja u vendos në minutën e 71-të, kur Benjamin Šeško realizoi golin e vetëm të takimit pas asistit të Bryan Mbeumo.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në 48 pikë pas 27 ndeshjesh dhe mban vendin e 4-t, duke forcuar pozitat në garën për zonën e Champions League. Skuadra e Carrick është 3 pikë pas Aston Villas (51) dhe 8 pikë pas Manchester City-t (56), ndërsa Arsenali kryeson me 61 pikë.










