Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Rrëmbec të Bashkisë Maliq.
Shoferi i një automjeti tip “Skoda” ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar fillimisht në anë të saj dhe më pas është përplasur me një pemë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit.
Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të lënduarit po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.










