Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë në afërsi të Rinasit. Siç shihet nga pamjet e siguruara një automjet i bardhë ka rënë pre e sulmit.
Makina është bërë “shoshë”, nga breshëria e plumbave, ku raportohet se shoferi ka mbetur viktimë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.









