Policia e Shkodrës ka arrestuar 32-vjeçarin i cili drejtonte mjetin që një ditë më parë doli nga rruga dhe përfundoi në Liqenin e Vaut të Dejës.
Duke drejtuar automjetin, ai ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Ata u nxorrën nga liqeni pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe kalimtarëve të rastësishëm.











