Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka bërë një paraqitje publike të dielën pas disa ditësh mungese, që ngritën pikëpyetje mbi vendndodhjen e tij për shkak të tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara. Mungesa e tij nga mediat gjatë ditëve të fundit, ku normalisht shfaqet rregullisht, bëri që zërat për arratisjen e tij të shpërthyen. Ai u shfaq në një aktivitet vjetor për çmimet e kafesë në Karakas, ku shpërndau medalje për prodhuesit e kafesë dhe dha një fjalim të shkurtër, pa u përmendur situatën e tensionuar aktuale.
Maduro shprehu besimin se Venezuela është “e pathyeshme” në një mesazh të brendshëm për Shtetet e Bashkuara, të cilat, sipas tij, kanë dislokuar anije ushtarake dhe rreth 15 mijë trupa në rajon me qëllim largimin e tij nga pushteti. Pasi ai u shfaq, Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se kishte biseduar me Maduron, por nuk dha detaje lidhur me përmbajtjen e telefonatës.
Në këtë mes, Maduron i dërgoi një letër OPEC-ut duke akuzuar SHBA-në se po përpiqet të marrë kontrollin e rezervave të naftës së Venezuelës. Ministri i Jashtëm Yvan Gil publikoi letrën, theksuar se vendi do të mbrojë pasuritë e tij natyrore “me vendosmëri.” Tensionet u intensifikuan më tej kur Karakasi akuzoi SHBA-në për “vrasje,” duke pretenduar se disa venezuelas ishin vrarë nga sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe. Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, njoftoi se do të krijohet një komision hetimor mbi incidentet që kanë shkaktuar mbi 80 viktima.
Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, kanë mohuar akuzat dhe kanë insistuar se operacionet e tyre janë të fokusuar në trafikun e drogës dhe jo në burimet e naftës. Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi nga qeveria e Maduros për shkeljet e të drejtave, sidomos pas arrestimeve politike të raportuara gjatë këtij muaji, akuza që qeveria refuzon t’i pranojë.











