• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 31 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Macron: Franca mund ta ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit

30 Maj, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Franca mund të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit, nëse ai vazhdon t’i bllokojë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, tha të premten presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai e përsëriti se Parisi është i përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.

“Bllokada humanitare po krijon situatë të papërballueshme në terren”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Singaporit, Lawrence Wong, në Singapor.

“Dhe, kështu, nëse nuk ka përgjigje të përshtatshme për situatën humanitare në orët dhe ditët në vijim, atëherë padyshim që do të duhet ta ashpërsojmë qëndrimin tonë të përbashkët”, shtoi Macron, duke theksuar se Franca mund ta shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë.

Lexo edhe:

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

Stuhi dhe përmbytje në Gjermani/ Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

“Por, unë ende shpresoj se Qeveria izraelite do ta ndryshojë qëndrimin dhe përfundimisht do ta kemi një përgjigje humanitare”, shtoi ai.

Si rrjedhojë e trysnisë së shtuar ndërkombëtare, Izraeli i dha fund pjesërisht javën e kaluar një bllokade 11-javore të ndihmave për Gazën, duke lejuar një sasi të kufizuar ndihmash të hyjnë përmes një sistemi që është kritikuar bujshëm. Macron tha se Parisi është i përkushtuar të punojë për një zgjidhje politike dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Qenia e një shteti palestinez “nuk është thjesht detyrim moral, por edhe domosdoshmëri politike”, u tha Macron gazetarëve në Singapor. Sipas diplomatëve dhe ekspertëve, Macron po anon drejt njohjes së një shteti palestinez – një hap që mund ta zemërojë Izraelin dhe t’i thellojë përçarjet në Perëndim.

Zyrtarët francezë po shqyrtojnë këtë hap në prag të një konference të Kombeve të Bashkuara, që Franca dhe Arabia Saudite do ta bashkorganizojnë nga 17 deri më 20 qershor, për t’i përcaktuar parametrat për rrugën drejt një shteti palestinez, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e Izraelit.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Nga Kategoria

Bota

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025
Aktualitet

Stuhi dhe përmbytje në Gjermani/ Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

31 Maj, 2025
Bota

Hamasi i përgjigjet planit të SHBA-së për armëpushim në Gaza, pranon të lirojë 10 pengje dhe të kthejë 18 trupa

31 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025

Stuhi dhe përmbytje në Gjermani/ Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

31 Maj, 2025

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

31 Maj, 2025

Mynihu ‘zien’ para finales, probleme në transport dhe tension mes tifozëve

31 Maj, 2025

Hamasi i përgjigjet planit të SHBA-së për armëpushim në Gaza, pranon të lirojë 10 pengje dhe të kthejë 18 trupa

31 Maj, 2025

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

31 Maj, 2025

Shkarkimet masive të punonjësve federalë/ Gjykata e Apelit pezullon urdhërin e Trump

31 Maj, 2025

Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, një mesazh zbuloi aktivitetin e grupit kriminal

31 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.