• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK, i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e partisë

31 Janar, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raportojnë mediat lokale në Kosovë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kuvendi i ka zhvilluar punimet me dyer të mbyllura.

Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lexo edhe:

Ja shuma e majme që do të fitojë Kosova në rast se kualifikohet në Botëror

Aksident tragjik në Austri, humb jetën 18-vjeçari nga Kosova! Në gjendje të rëndë dhe shoku i tij

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

Por, disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

“Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam të lehtë, por sepse e ndjej të domosdoshme, sepse kam besuar gjithmonë se njeriu nuk matet kur gjithçka shkon mirë, por kur duhet të flasë edhe atëherë kur fjala i dridhet”, ka thënë Abdixhiku gjatë fjalimit të mbajtur të shtunën para Kuvendit partiak.

Ai ka thënë më herët gjatë së shtunës se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.

“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”.

Anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti e ka shpallur ditë më parë kandidaturën për kryetar të partisë, por të shtunën duket se ka pasur diskutime vetëm për performancën e Abdixhikut.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova.

Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit./REL

Nga Kategoria

Ekstra

Ja shuma e majme që do të fitojë Kosova në rast se kualifikohet në Botëror

31 Mars, 2026
Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën 18-vjeçari nga Kosova! Në gjendje të rëndë dhe shoku i tij

31 Mars, 2026
Kosova

Ushtria e Kosovës gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

29 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Suedia dhe Çekia sigurojnë kualifikimin për në Botërorin 2026

31 Mars, 2026

Italisë i shuhet sërish ëndrra, Bosnja e eliminon me penallti dhe e lë jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi

31 Mars, 2026

Shqipëria humbet 1-0 ndaj Ukrainës në miqësoren e luajtur në Valencia

31 Mars, 2026

Kosova luftoi fort, por ëndrra e Botërorit 2026 mori fund

31 Mars, 2026

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

31 Mars, 2026

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

31 Mars, 2026

Italia blen një pikturë të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro

31 Mars, 2026

Ministri i Jashtëm iranian: SHBA dhe Irani po shkëmbejnë mesazhe, por…

31 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.