Luiz Ejlli futet sërish në Big Brother VIP, aty ku ai rrëmbeu çmimin e madh në edicionin e dytë.
Ai do të qëndrojë disa ditë në shtëpi, por banorëve do t’u thuhet se është banor i vetëm me Artanin.
Për ta bërë më të besueshme për banorët, Artani është thirrur “për të hapur kutinë e Pandorës”, nga ku i është thënë se do të jetë një banor i vetëm me Luizin.
Ndërkohë në rrjetet sociale nuk ka munguar edhe komenti i Kiarës.
“Unë uroj që të dalësh sa më shpejt nga ajo shtëpi”, shkruan moderatorja, partenria e Luiz Ejllit, dashuria e të cilëve lindi pikërisht në shtëpinë e BBV.











