Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei mund të ketë rënë dakord të negociojë me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të mundshme që do të shënonte një hapje diplomatike mes konfliktit të vazhdueshëm.
Gazeta izraelite shkruan se Mojtaba Khamenei kishte miratuar bisedimet dhe se është drejt një marrëveshje të mundshme.
“Udhëheqësi i ri suprem i Iranit ka rënë dakord të negociojë me SHBA-në dhe të arrijë një marrëveshje, mes armiqësive të vazhdueshme”, sipas një raporti të Al Arabiya, duke cituar gazetën izraelite Yedioth Ahronoth.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi shkruan më tej gazeta, e informoi të dërguarin e SHBA-së, Steve Witkoff se Udhëheqësi Suprem kishte miratuar bisedimet që synonin arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.












