Izraeli tha se do të dërgojë një delegacion në Katar të hënën “në përpjekje për të nxitur negociatat” për armëpushimin në Gazë, ndërsa Hamasi, grupi i përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, tha se ka patur “sinjale pozitive” në bisedimet me ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari për fillimin e negociatave, tashmë të vonuara, për fazën e dytë të armëpushimit.
Deklarata nga zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk jepte detaje të mëtejshme, përveç faktit se kishte “pranuar ftesën e ndërmjetësuesve që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara”.
Zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua gjithashtu nuk dha detaje. Bisedimet për fazën e dytë duhet të kishin filluar një muaj më parë.