• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

Lokali ku Gëte u frymëzua për të shkruar “Faustin”

21 Prill, 2025
tek Ekstra, Kulturë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Gaby Reucher / Deutsche Welle

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bodrumi i Auerbahut [Auerbachs Keller] është një nga restorantet më të famshëm në botë. Çdo vit këtu konsumohen 36 mijë role me mish viçi, shërbehen 90 mijë litra birrë dhe po e njëjta sasi vere. “Ne kemi rreth 300 mijë klientë në vit, shumë prej tyre vijnë nga jashtë”, thotë Tanja Pieper, zëdhënëse dhe ambasadore e jubileut të restorantit.

Por, më mbresëlënës se të gjitha këto shifra është fakti se poeti Johan Volfgang von Gëte [Johann Wolfgang von Goethe] u frymëzua këtu, para 250 vjetësh, për të shkruar dramën e tij të famshme Fausti. Një skenë në librin e tij zhvillohet në Auerbah, i cili tërheq ende sot në Lajpcig admirues të Gëtes nga e gjithë bota.

Lexo edhe:

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

Gjatë sezonit të Pashkëve të vitit 1525, mjeku dhe profesori i Universitetit të Lajpcigut, Hanrih Shtromër fon Auerbah [Heinrich Stromer von Auerbach], u shërbeu për herë të parë studentëve verë në bodrumin e tij. Ai ishte mik Martin Luterin [Luther]. Kështu që edhe reformatori i kishës, Luteri, në fillim të shekullit XVI frekuentonte lokalin ku edhe fshihej herë pas here nga armiqtë e tij.

Këtë vit, periudha e pashkëve shënon kulmin e festimeve të 500-vjetorit. Këtu bën pjesë edhe sofra e madhe: “Këtë e kemi kopjuar nga Gëte; ka një gosti me të ngrënë e me të pirë me shoqëri të madhe [schlampampen]. Ne festojmë në tavolina të gjata si në kohët e vjetra”, thotë Tanja Pieper për DW. Shërbehet në dërrasa dhe në tasa si në shekullin XVIII.

Por, çfarë lidhje ka Fausti i Gëtes me Bodrumin e Auerbahut?

Drama e Gëtes ka në qendër mësuesin e plakur dhe melankolik, Hainrih Faust, i cili ia shet shpirtin Mefistofelit – djallit. I kthyer me magji në një djalë të ri, Fausti pushtohet nga një dëshirë e re për jetën. Por, Mefistofeli vazhdon të ketë ndikim, për shembull kur Fausti josh dhe lë shtatzënë të renë Margaretë (Gretchen). Nga dëshpërimi ajo vret fëmijën e vet jashtë martese, arrestohet dhe pret në burg shpëtimin e Zotit.

Edhe në skenën që zhvillohet në Bodrumin e Auerbahut, Mefistofeli bën marifetet e veta. Ai do ta fusë Faustin “në një shoqëri gazmore”. Para syve të disa pijanecëve, ai krijon verë të shijshme dhe më vonë del nga bodrumi duke fluturuar mbi një fuçi. Sot në bodrumin e restorantit, nëntë metra nën tokë, zhvillohet një ngjarje shumë e preferuar, e ashtuquajtura “ceremonia e bodrumit të fuçive të verës”. Aktori Hartmut Müller i shoqëron prej 30 vitesh vizitorët në një rrugëtim kulturo-historik. Si “mjeshtër i bodrumit të fuçive” ai u rrëfen atyre historinë, ndërsa kalojnë nën harqet e shumta të ndërtesës.

Qemerët e bodrumit janë të ilustruara me skena legjendare. Në bodrumin e fuçive të verës shërbehet ushqimi dhe pijet. “Në një orë të vonë, përmes një dere të veçantë kalohet pastaj poshtë në kuzhinën e shtrigës”, shpjegon Tanja Pieper. Është një dhomë e vogël, dymbëdhjetë metra nën tokë. Këtu të ftuarit marrin një pije rinuese – si Fausti në dramën e Gëtes. “Ata duhet të recitojnë tabelën e shumëzimit të shtrigës dhe të kërcejnë në njërën këmbë rreth zjarrit të shtrigës”, thotë Tanja Pieper, duke përshkruar aktivitetin argëtues.

Më pas gjithçka ka të bëjë me fitimin e bastit për fuçinë e madhe në bodrumin e fuçive të verës. “Nëse mysafirët arrijnë ta nxjerrin jashtë duke e ngarë fuçinë – atëherë ata mund ta mbajnë atë, por fuçia mbetet nën mbikëqyrjen tonë”.

Gëte nuk e shpiku Faustin e tij dhe fluturimin mbi fuçi. E gjitha rrjedh nga një legjendë e vjetër nga thesari i përrallave popullore (Volksbuch nga Johann Spies), të cilin Gëte e njihte. Në bodrumin e fuçive ai pa dy tabela druri të vitit 1625, që ilustronin fluturimin me fuçi të magjistarit legjendar Dr. Fausti. Thuhet se ai vëzhgonte sesi transportuesit përpiqeshin të nxirrnin një fuçi jashtëzakonisht të rëndë nga bodrumi i verës dhe tallej me ta. Ai vuri bast se mund ta nxirrte jashtë fuçinë, duke e ngarë atë.

“Sigurisht shihet si vepër e djallit, kur ai e nxjerr fuçinë duke e ngarë”, thotë Pieper. “Nga këto dy tabela druri, që vareshin aty, Gëte u magjeps aq shumë, saqë na përfshiu në dramën Fausti”, thotë ajo. Sot dy tabelat qëndrojnë të varura në Dhomën Gëte të restorantit, e cila ofron vend për 30 vetë. Edhe Martin Luterit i është kushtuar një dhomë e veçantë – Dhoma e Luterit [Lutherstübchen] me po aq vende.

Në shekullin XVIII, lokali ishte ende një tavernë, ku pihej verë. “Ky bodrum ishte shumë i madh në atë kohë”, shpjegon Tanja Pieper. Atëherë vera nuk mbushej në shishe, por shërbehej nga fuçitë, ku dhe ruhej. “Ka piktura ku mund të shohësh, se si pihej mes fuçive”.

Në atë kohë gatimi nuk bëhej në Bodrumin e Auerbahut. Ushqimi përgatitej në restorantin e atëhershëm Oborri i Auerbahut [Auerbachs Hof], i cili sot nuk ekziston më dhe sillej në bodrum. “Në shekullin XIX filluan të gatuanin në Bodrum dhe gjellët sërvireshin krahas pijeve”.

Në aktivitetet për përvjetorin bën pjesë edhe Fausti i Bahut, një vepër nga drejtori i Festivalit të Bahut [Johann Sebastian Bach], Michael Maul. Në Lajpcig, Bahu ka qenë drejtor i korit të Kishës së Shën Thomait [Thomaskantor], nga viti 1723 derisa vdiq në vitin 1750. Rruga e tij e përditshme për në punë e çonte atë edhe pranë Bodrumit të Auerbahut. Për nder të Bahut, çdo vit në qershor në qytet organizohet Festivali i Bahut. “Në Faustin e Gëtes përmendet shumë muzika, por Gëte nuk e përcakton se për cilën është fjala saktësisht”, shpjegon Maul në një intervistë për DW. Gëte e vlerësonte shumë muzikën e Bahut. Prandaj, në pjesën e tij, Michael Maul e ka komentuar, ilustruar dhe shoqëruar Faustin e Gëtes me korale dhe kantata të Johan Sebastian Bahut.

“Kur Fausti do të bëjë vetëvrasje, në fillim të dramës, në momentin kur ai vë pijen në buzë, dëgjon nga larg himnin e Pashkëve, Krishti u ringjall“, shpjegon Maul. Premiera e Faustit të Bahut me këngëtarë, muzikantë dhe aktorë do të shfaqet në kuadër të Festivalit të Bahut më 15 qershor në sallën e madhe të Bodrumit. Përvjetori i restorantit historik do të festohet gjatë gjithë vitit. /DW/

Tags: faustigeteliber

Nga Kategoria

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale
Lajme

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025
"Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit" / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot...
Lajme

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

8 Dhjetor, 2025
Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.
Lajme

Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Video/ "Kam frikë": Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

Video/ “Kam frikë”: Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

8 Dhjetor, 2025
Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

8 Dhjetor, 2025
Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025

Situata është më keq sesa pritej… Araújo mund të mos luaj më për Barcelonën

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.