• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Llamba, aspiratorë dhe transformatorë! Policia e Vlorës jep detaje nga operacioni antidrogë: U zbuluan 2 ‘shtëpi bari’. Në pranga dhe një person i armatosur

19 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vlorë- Dy operacione të mëdha janë zhvilluar ditën e sotme (19 shkurt) nga policia e Vlorës dhe Forcat Operacionale, ndaj personave të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo grupeve kriminale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tre persona janë arrestuar, një u shpall në kërkim dhe dy janë marrë nën hetim, teksa u zbuluan 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji”, armë pa leje, pajisje të sofistikuara për kultivim dhe makinë e blinduar.

Mes të arrestuarve edhe një emër i njohur për uniformat blu. Ai është Endrit Sadedini, 38 vjeç, i cili prej pak ditësh kishte ardhur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër.

Lexo edhe:

Java e 25 e Kategorisë Superiore mbyllet/ Formacioni më i mirë nga Qirko te Arifi

Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

Edhe më herët Sadedini ka qenë objekt sulmi, pasi i është vendosur lëndë plasëse në derën e garazhit, ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme. Gjatë aksionit ‘Danger’ mësohet se ai i ka drejtuar armën policisë, por pa shkaktuar qitje dhe lëndime, teksa u neutralizua.

“Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç (Endrit Sadedini), person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar”, njofton policia.

Gjate kontrollit nga forcat operacionale Vlorë, Sadedinit iu sekuestrua dhe mjeti i blinduar, si dhe një armë zjarri.

Bëhet me dije se janë ndaluar 3 persona dhe janë gjetur dy banesa shtëpi bari, me llamba dhe pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre. Gjithashtu janë sekuestruar gjatë operacionit ‘Indoor’ edhe 780 bimë kanabis sativa, ku 482 prej tyre janë kubikë, si dhe mjete e sende të tjera, me 2 të arrestuar dhe një në kërkim.

“Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre. Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë”, bëri me dije policia dia nga detajet.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Eldion Çela, zbuloi detajet e aksionit në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

Konferenca e drejtorit Eldion Çela:

“Jam bashkë me zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, Klodian Kondi, dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Vlorë, Elvis Peza, për të ndarë me ju dhe nëpërmjet jush me publikun, rezultatet e një pune të pandërprerë investiguese dhe gjurmuese, bazuar edhe në informacionet e ardhura nga qytetarët për goditjen e fenomeneve që cënojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Si rezultat i angazhimit maksimal të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bashkëpunimit shumë të mirë me agjencitë ligjzbatuese, si dhe koordinimit e mbështetjes nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sot në Vlorë u finalizuan dy operacione policore: së pari, për kapjen e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore që qarkullojnë me armë zjarri dhe së dyti, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në kushte laboratorike me anë të llambave.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, u bë e mundur që në lagjen “Pavarsia”, pranë Lungomares, të kapej një person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte i armatosur.

Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak.

Shtetasi E. S., në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar.

Po gjatë ditës së sotme, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në terrene të hapura dhe ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, është finalizuar operacioni i dytë policor i koduar “Indoor”.

Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm. Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Këto operacione janë një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të Policisë së Vlorës në luftën kundër elementëve kriminalë dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët.

Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë dhe përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit po japin rezultate konkrete në evidentimin dhe goditjen e grupeve kriminale.

Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, shpërndarja e tyre në ambiente të ndryshme, qarkullimi me armë zjarri dhe goditja e trafiqeve të paligjshme janë prioritete të punës së strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Vlorës.

Që këto prioritete të përmbushen më së miri, nevojitet mbështetje akoma më e madhe e qytetarëve dhe përfitoj nga rasti t’i falënderoj për bashkëpunimin e mbështetjen e deritanishme dhe t’i ftoj sërish të vijojnë e forcojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të paligjshmërisë dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit.

Informacionet e sakta dhe të shpejta nga komuniteti dhe media janë një faktor kyç në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Kontrollet dhe operacionet e Policisë do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe goditjen e grupeve që cënojnë rendin dhe qetësinë publike”.

Nga Kategoria

Java e 25 e Kategorisë Superiore mbyllet/ Formacioni më i mirë nga Qirko te Arifi
Aktualitet

Java e 25 e Kategorisë Superiore mbyllet/ Formacioni më i mirë nga Qirko te Arifi

23 Shkurt, 2026
Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur
Lajme

Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

23 Shkurt, 2026
300 hektarë të mbuluara nga uji për dy muaj, fermerët në Lushnjë paralajmërojnë për dëme të konsiderueshme
Aktualitet

300 hektarë të mbuluara nga uji për dy muaj, fermerët në Lushnjë paralajmërojnë për dëme të konsiderueshme

23 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Java e 25 e Kategorisë Superiore mbyllet/ Formacioni më i mirë nga Qirko te Arifi

Java e 25 e Kategorisë Superiore mbyllet/ Formacioni më i mirë nga Qirko te Arifi

23 Shkurt, 2026
Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

Opozita proteston me dhunë më 10 shkurt, Gjykata çliron 18 protestues, përfshirë 3 të mitur

23 Shkurt, 2026
300 hektarë të mbuluara nga uji për dy muaj, fermerët në Lushnjë paralajmërojnë për dëme të konsiderueshme

300 hektarë të mbuluara nga uji për dy muaj, fermerët në Lushnjë paralajmërojnë për dëme të konsiderueshme

23 Shkurt, 2026

” kanë humbur personalitetin!” – Jamie Redknapp kritikon Tottenham-in e ‘tmerrshëm’ pas humbjes nga Arsenal dhe jep gjykimin e rënies në kategori.

23 Shkurt, 2026
Rama përgjigjet akuzave të Berishës: 'Kam udhëtuar me helikopter për në Korçë dhe po shoqëroj investitorë edhe në Vlorë'

Rama përgjigjet akuzave të Berishës: ‘Kam udhëtuar me helikopter për në Korçë dhe po shoqëroj investitorë edhe në Vlorë’

23 Shkurt, 2026
E dhimbshme! Këngëtarja e njohur shqiptare pëson humbje tragjike të babait të saj!

E dhimbshme! Këngëtarja e njohur shqiptare pëson humbje tragjike të babait të saj!

23 Shkurt, 2026

Kryeministri me helikopter drejt Korçës, Rama: Po shoqëroj një grup investitorësh me prestigj! Bllokimi i aksit nuk mund t’i faturohet qeverisë

23 Shkurt, 2026

Cristiano Ronaldo do të bashkohet me Lionel Messin në MLS?! Ish-ylli i USMNT shpjegon pse lidhja me Inter Miami mund të realizohet – por transferimi do të shkaktonte një ‘kaos’

23 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.