Chelsea dhe Liverpool morën fitore të pastra në Premier League, ndërsa Burnley i Armando Brojës pësoi një tjetër humbje të dhimbshme, këtë herë 3-2 ndaj Fulham, duke mbetur në vendin e parafundit me 10 pikë.
Në “Stamford Bridge”, Chelsea mposhti Everton 2-0, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë. Cole Palmer hapi serinë në minutën e 21’ pas asistit të Malo Gusto, ndërsa Taste dyfishoi në 45’ pas pasimit të Pedro Neto, duke i dhënë “Blues” një mbrëmje të qetë dhe tre pikë të rëndësishme.
Edhe Liverpool nuk gaboi, duke fituar 2-0 ndaj Brighton. Ndeshja u zhbllokua menjëherë, me Ekitike që shënoi në minutën e 1’ pas asistit të Joe Gomez, ndërsa i njëjti sulmues vulosi rezultatin në minutën e 60’ pas pasimit të Salah, duke konfirmuar kontrollin e “Reds” deri në fund.
Drama më e madhe u luajt në sfidën Burnley–Fulham 2-3. Fulham kaloi i pari në avantazh me Smith Rowe (9’), Burnley barazoi me Ugochukwu (21’), por londinezët goditën sërish me Bassey (31’) dhe më pas me Wilson (58’) për 1-3. Burnley reagoi vonë me golin e Sonne (86’), por pa arritur të shmangë humbjen. Armando Broja luajti nga minuta e parë deri në fund, por nuk arriti të lërë gjurmë në rezultat, teksa skuadra e tij vazhdon të vuajë në fundin e tabelës.









