Linda Rei, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj ndaj produksionit të programit, duke i akuzuar se ende nuk i kanë kthyer disa prej sendeve personale pas daljes nga shtëpia. Sipas saj, ndër artikujt e pakthyer janë një palë këpucë dhe një set me extensions.
Në një postim në Instagram, Linda shprehet e zhgënjyer që situata nuk është zgjidhur në mënyrë korrekte dhe diskrete, siç do të duhej. Ajo shton se është e detyruar të reagojë publikisht, pasi komunikimet e mëparshme me anëtarë të stafit – përfshirë edhe Majlindën – kanë mbetur pa përgjigje.
Reagimi i saj ka nxitur debat në rrjetet sociale, ku ndjekës të shumtë kërkojnë nga produksioni i “BBVK” të ofrojë sqarime dhe transparencë lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, Linda vijon të presë një komunikim zyrtar, teksa situata mbetet ende e pazgjidhur.











