Liderët e po diskutojnë modelin e “Europës me dy ritme” si zgjidhje për të përshpejtuar reformat ekonomike dhe për t’i dhënë impuls ekonomisë së bllokut.
Presidenti francez ka vendosur afat deri në qershor për arritjen e një marrëveshjeje të gjerë, duke paralajmëruar se në mungesë të progresit do të aktivizohet mekanizmi i “bashkëpunimit të intensifikuar”.
Ky mekanizëm u lejon të paktën nëntë vendeve anëtare të ecin përpara me iniciativa të përbashkëta. Ai u përdor së fundmi për miratimin e një kredie 90 miliardë euro për Ukrainën, pa pjesëmarrjen e Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë. Presidentja e Komisionit Evropian, , theksoi se kjo shmang bllokimin nga vendet më skeptike.
Ndër nismat që mund të përfshihen janë Bashkimi i Kursimeve dhe Investimeve si dhe krijimi i një kuadri të unifikuar për kompanitë në gjithë BE-në. Vendimi përfundimtar mund të merret në qershor.
Presidenti i Këshillit Evropian, , u shpreh se objektivi mbetet arritja e konsensusit mes të 27 vendeve anëtare.
Mbështetje për këtë qasje kanë dhënë edhe kancelari gjerman dhe kryeministrja daneze , ndërsa kryeministri spanjoll e konsideroi modelin si praktik për situatën aktuale.
Modeli me dy ritme mbetet i debatueshëm, pasi krijon ndarje mes vendeve, megjithatë struktura të tilla si eurozona dhe Zona Shengen tregojnë se kjo qasje ekziston tashmë në praktikë.











