Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatbardh Mani është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në automjetin që drejtonte i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu bëhet e ditur se është proceduar penalisht edhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.
Po ashtu policia bën të ditur se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. Blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.