• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

7 Shtator, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin – njëkohësisht kryeministër në detyrë i Kosovës – për një tjetër mandat në krye të Qeverisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, të mbajtur të dielën.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë duke fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës – të pamjaftueshme për të formuar vetë Qeverinë.

Lexo edhe:

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

LVV e ka marrë këtë vendim vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime për zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Masa do të jetë në fuqi nga 5-30 shtator. Ajo është kritikuar nga LVV-ja, e cila ka bërë thirrje të ecet përpara me formimin e Qeverisë së re.

Teksa e ka propozuar Kurtin, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i ka kritikuar dhe fajësuar partitë tjera të mëdha shqiptare për krizën institucionale.

“Sivjet e pamë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me apo ndoshta pa vetëdije, partitë politike që e kanë shpallur veten kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje qysh prej certifikimit të zgjedhjeve, janë përpjekur ta thonë vetëm një gjë, vetëm një votë më pak se 50 për qind dhe shteti mbetet pa Kuvend”.

Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim bazuar në kërkesën e deputetëve të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kjo parti beson se janë kryer shkelje kushtetuese pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha – nga LVV-ja – i ka hedhur në votim më vete kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga minoriteti joserb dhe ai serb.

Lista Serbe, e cila gëzon 9 prej 10 ulëseve të rezervuara në Kuvend për minoritetin serb, ka insistuar në emrin e Sllavko Simiçit, por ai nuk i ka siguruar votat e nevojshme.

Më vonë Basha, duke u bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, i ka nxjerrë në votim përmes shortit emrat e të gjithë deputetëve serbë në Kuvend, por asnjëri nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme.

Basha e ka shpallur Kuvendin të konstituuar, ndonëse nuk është zgjedhur edhe nënkryetari i pestë.

Partitë tjera besojnë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa Presidenca e Kosovës ka thënë në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon këtë proces.

Hapat e radhës

Deputët e Kuvendit të Kosovës e kanë nisur seancën konstituive më 15 prill. Ajo është vazhduar me muaj dhe situata vazhdon të jetë e paqartë. Kushtetuesja ka dalë tri herë me vendime brenda kësaj periudhe.

Në momentin që Kuvendi konstituohet, presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

Në këtë pikë nuk ekziston një afat i saktë, por vendimet në fuqi përcaktojnë që procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit./REL

Nga Kategoria

Kosova

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

20 Shkurt, 2026
Kosova

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

19 Shkurt, 2026
Kosova

Merz uron Kryeministrin Kurti: Gjermania, partner i fortë për Kosovën

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sir Jim Ratcliffe “u kujtua për përgjegjësitë” nga Federata e Futbollit pas komenteve kundër imigracionit.

20 Shkurt, 2026

Berisha krahason Ramën me Enver Hoxhën: Përdor tiraninë dhe mjerimin

20 Shkurt, 2026
Berisha përfundon fjalimin, fillon hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë.

Berisha përfundon fjalimin, fillon hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë.

20 Shkurt, 2026

Berisha mbaron fjalimin e tij, nis hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve

20 Shkurt, 2026
“Nderim për ata që çliruan Shqipërinë 46 vite më parë” / Protesta e PD-së, Berisha: Kush do ta besonte se pushteti do të ishte në duar të një tradhtari?

“Nderim për ata që çliruan Shqipërinë 46 vite më parë” / Protesta e PD-së, Berisha: Kush do ta besonte se pushteti do të ishte në duar të një tradhtari?

20 Shkurt, 2026

Teherani akuzohet për arrestime masive, tortura dhe ekzekutime pas protestave Irani arreston 50,000 gjatë protestave në të gjithë vendin, me grupet për të drejtat e njeriut që raportojnë për dhjetëra mijëra të vrarë, dënime me vdekje, torture dhe konfiskim të gjerë të pasurive.

20 Shkurt, 2026
“Ndryshimi nuk vjen nga kafenetë”, pedagogu Hasimja thotë nga protesta e PD-së: Bashkohuni me ne për të ruajtur shpresën dhe të drejtat tona.

“Ndryshimi nuk vjen nga kafenetë”, pedagogu Hasimja thotë nga protesta e PD-së: Bashkohuni me ne për të ruajtur shpresën dhe të drejtat tona.

20 Shkurt, 2026

Salianji i bashkohet protestës, por rri larg Berishës

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.