• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

L’Équipe mahnitet nga Endrick: “E ka pushtuar tashmë Lyonin”

20 Janar, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Debutimi i Endrick në Ligue 1 shkaktoi entuziazëm të madh në “Groupama Stadium” të Lyonit. Sulmuesi brazilian, i ardhur në huazim nga Real Madridi, u shpall edhe MVP në ndeshjen ndaj Brest, duke konfirmuar nisjen e fortë: 1 gol dhe 1 asist në dy paraqitjet e para me skuadrën franceze.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Endrick i deshën vetëm dy minuta për ta ndezur stadiumin me driblime dhe shpërthime të shpejta në krah. Pas golit në ndeshjen e parë në Kupën e Francës ndaj Lille, edhe debutimi në kampionat ishte në lartësinë e pritshmërive. Mbi 50 mijë bileta ishin shitur paraprakisht dhe stadiumi ishte plot për paraqitjen e parë të “talentit të artë” në Rhône. Brest e pati të vështirë ta ndalte dhe, ndonëse nuk shënoi, ai dhuroi një asist dhe krijoi disa raste e momente të paharrueshme.

Fenomeni Endrick është aq i madh, sa L’Équipe thekson se lojtari “e ka pushtuar tashmë Lyonin”. Gazeta franceze vlerëson performancën e tij në krahun e djathtë: përshpejtimet e dyfishta, kontrollin e topit në lëvizje dhe repertorin e pasur të driblimeve, që “ngjallën emocione të rralla” te publiku. Sipas saj, kjo premton shumë për fuqinë sulmuese të Lyonit, sidomos kur të rikthehen edhe Malick Fofana dhe Ernest Nuamah.

Lexo edhe:

Barcelona përjeton një goditje të madhe nga lëndimi i Ferran Torres, por Raphinha rikthehet në skuadër për përballjen e Ligës së Kampionëve me Slavia Prag.

“Bombë” në merkato: Barcelona gati të firmosë me Bernardo Silvan

Endrick nuk reshti së provuari gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa përfitoi edhe nga përjashtimi i hershëm i një lojtari të Brest. Edhe pse te Real Madridi kishte pak minuta në fillim të sezonit, kjo nuk e ka penguar të shfaqë shpejtësinë në krah, të krijojë hapësira për shokët dhe të tregojë fuqinë e madhe që ka në këmbën e majtë.

Në pjesën e parë, ai prodhoi një aksion brilant që i parapriu asistit për bashkëkombasin e tij, Abner. Stadiumi shpërthente në duartrokitje pothuajse në çdo prekje të tij. Në pjesën e dytë, me një pasim me “jashtë shputës” në stilin e Modrić, ai e nxori Tessmann përballë portierit, por amerikani nuk arriti ta shfrytëzonte rastin.

Në Francë, Endrick është pritur si një yll global dhe Lyon duket se ka fituar një armë të nivelit të lartë në sulm. Skuadra e Paulo Fonseca-s ka fituar çdo ndeshje këtë vit, ndërsa Endrick ka deklaruar se erdhi për ta ndihmuar klubin të mbyllë një thatësirë 14-vjeçare pa titull.

Pas ndeshjes ndaj Brest, “Boby” u shpreh: “E kisha parë sa i madh dhe i bukur ishte stadiumi. E kisha imagjinuar veten duke luajtur aty me kaq shumë njerëz. Ishte e pabesueshme.” Një nga çelësat e formës së tij është vetë Fonseca: trajneri portugez e bindi në nëntor, pas një telefonate, të zgjidhte Lyonin dhe i ka dhënë liri të plotë në fushë, duke e aktivizuar në krahun e djathtë që të shfrytëzojë maksimumin e potencialit.

Aventura vazhdon javën e ardhshme në transfertë ndaj Metz, në një kapitull të tretë që sapo ka nisur.

Tags: EndrickL’ÉquipeLigue 1Olympique Lyon

Nga Kategoria

Sporti

Barcelona përjeton një goditje të madhe nga lëndimi i Ferran Torres, por Raphinha rikthehet në skuadër për përballjen e Ligës së Kampionëve me Slavia Prag.

20 Janar, 2026
Sporti

“Bombë” në merkato: Barcelona gati të firmosë me Bernardo Silvan

20 Janar, 2026
Sporti

Sterling kërkon klub tjetër në Londër, Chelsea pritet të refuzojë kalimin te Napoli

20 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Artizanët e Librazhdit: Gani Çepi punon drurin prej 40 vitesh, duke u mbështetur në programet e huaja.

Artizanët e Librazhdit: Gani Çepi punon drurin prej 40 vitesh, duke u mbështetur në programet e huaja.

20 Janar, 2026

Barcelona përjeton një goditje të madhe nga lëndimi i Ferran Torres, por Raphinha rikthehet në skuadër për përballjen e Ligës së Kampionëve me Slavia Prag.

20 Janar, 2026
Sovjani i përmbytur në Maliq, kultura e grurit dhe misrit të shkatërruara.

Sovjani i përmbytur në Maliq, kultura e grurit dhe misrit të shkatërruara.

20 Janar, 2026

“2026 gur kilometrik drejt BE”, Dhuka: Prezatojmë paketën me 12 nisma ligjore. Dekriminalizojmë veprën penale të shpifjes

20 Janar, 2026
Diskutim në Konferencën e Kryetarëve, Balla ndaj opozitës: Nëse tërhiqeni nga pakti për reformat, ne do të vazhdojmë punën vetëm.

Balla njofton deputetët: Përgatituni për një proces të shpejtë të votimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

20 Janar, 2026

“Nuk doja ta vrisja, situata më doli jashtë kontrollit”/ Goditi për vdekje 57-vjeçarin me çekiç në kokë, zbardhet dëshmia e autorit

20 Janar, 2026

“Bombë” në merkato: Barcelona gati të firmosë me Bernardo Silvan

20 Janar, 2026

Sterling kërkon klub tjetër në Londër, Chelsea pritet të refuzojë kalimin te Napoli

20 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.