• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Leonard Duka del në gjyq për vrasjen e Santiago Malkos

18 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Avokatja e Leonard Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës, duke deklaruar. Ajo kërkoi gjithashtu sqarime për kodet SKY ECC:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Gjatë pyetjes së Blendi Tetës, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit.

Cilët kanë qenë policët që e shoqëruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO? Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë. Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës.

Lexo edhe:

Lumir Abdixhiku pranon humbjen e zgjedhjeve në Kosovë

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është më e rëndësishmja në historinë e vendit

”Kërkojmë të dimë nëse kodi i Sky ECC që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të Sky ECC apo në rast se i qëndrojnë provave të sjella nga organi i akuzës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babai i Leonard Dukës, të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar”- tha avokatja.

Nga ana e tij, prokurori Behar Dibra i cilësoi këto kërkesa si të pabazuara.

“Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështetura sa i përket këtij gjykimi. Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetën, është e vërtetë që e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Mënyra e identifikimit të aplikacionit Sky ECC është ajo e policëve gjyqësorë, nuk ka mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër. Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar.”

Si ndodhi vrasja

Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “Shqiptarja.com” e cila ka investiguar dhe publikuar e para se hija e kujt klani fshihej pas kësaj vraje, emrat dhe rolin e klanit “Duka” në këtë ngjarje, sot sjell të plotë akuzat që janë ngritur ndaj personave të shpallur në kërkim si Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”, Fatmir Hyseni ose “Doqja” dhe Bledar Teta.

Nga Kategoria

Aktualitet

Lumir Abdixhiku pranon humbjen e zgjedhjeve në Kosovë

28 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është më e rëndësishmja në historinë e vendit

28 Dhjetor, 2025
Kryesore

Baronesha italiane i la 5 milionë euro, shqiptarja padit gazetarët e ‘La Vita in Diretta”: Më quajtën djallëzore!

28 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Lumir Abdixhiku pranon humbjen e zgjedhjeve në Kosovë

28 Dhjetor, 2025

Antoine Semenyo dëshiron të zgjidhet e ardhmja e tij me Bournemouth para ditës së hapjes së dritares së janarit, ndërsa Cherries përgatiten për një ndryshim të papritur në sagën e transferimeve.

28 Dhjetor, 2025

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është më e rëndësishmja në historinë e vendit

28 Dhjetor, 2025

Virgil van Dijk mbështet Florian Wirtz që të marrë një rol kryesor te Liverpool pas golit të tij të parë në Premier League

28 Dhjetor, 2025

Ylli i Man Utd-t pritet të kërkojë largimin në janar, megjithë përpjekjet të Ruben Amorimit për të bllokuar kalimin në Serie A.

28 Dhjetor, 2025

Qyteti polak Elbląg shpallet në alarm për përmbytje pas rritjes së niveleve të ujit në lumë

28 Dhjetor, 2025

Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell pasuri dhe bollëk

28 Dhjetor, 2025

Baronesha italiane i la 5 milionë euro, shqiptarja padit gazetarët e ‘La Vita in Diretta”: Më quajtën djallëzore!

28 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.