• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Leka Bungo përcillet në banesën e fundit! Familjarë e kolegë e kujtojnë: Iku duke punuar

11 Qershor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Regjisori, aktori dhe skenaristi Leka Bungo u përcoll këtë të mërkurë në banesën e fundit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Artisti u nda nga jeta pasi humbi betejën me kancerin e mushkërive. Betejën me sëmundjen e vijoi deri në çastet e fundit. Nuk pranonte të dorëzohej, tregon vajza e tij.

“Jetoi ashtu si deshi, ashtu si diti, ashtu si meritoi. Dha maksimumin dhe mori maksimumin nga jeta. Ai nuk e besoi asnjëherë se nuk do jetonte. Ai besoi se do ta mundte sëmundjen. Iku duke punuar”, tha e bija e tij, Alba Bungo.

Lexo edhe:

Çfarë kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes së pranverës

Keni shlyer kredinë e apartamentit dhe lironi hipotekën e pronës? Kadastra shpjegon procedurat

Nuk ndali së krijuari, duke lënë pas disa vepra që nuk mundi t’i vërë në skenë.

Aktori Astrit Hasani thotë: “Kishte komedia, kishte dhe drama. Madje me një nga kolegët e mi dhe profesorin tim Viktor Zhustin, foli për një projekt të tij para se të vdiste. I kishte thënë: ‘Viktor, me siguri do të bëhem mirë dhe do të vazhdojmë’”.

Gjatë viteve të fundit, solli dhjetëra shfaqje e veçanërisht komedi, duke përcjellë mesazhe përmes satirës që godiste problemet e kohës.

Aktori Robert Kamani tha: “Leka është mjeshtër i skenës”.

“Një nga figurat e shquara të humorit shqiptar, të cilën e luvëroi me shumë mençuri, por dhe me shumë trimëri, sepse ka mbajtur një qëndrim rigoroz ndaj së padrejtës”, u shpreh aktori Bujar Kapexhiu.

“Kishte një humor shumë fine. Atë humorin anglez që thonë njerëzit, Leka e kishte vërtet anglez”, tha ndër të tjera aktorja Julia Ilirjani.

Ndërsa drejtor i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani u shpreh: “Nëpërmjet humorit, ai nuk rreshti kurrë së qeni një flamurtar i fjalës së lirë”.

Në karrierën e tij të gjatë, Leka Bungo kontribuoi në teatër dhe kinematografi. Shkroi skenarët e filmave të njohur si “Pabesia”, “Pas fasadës”, “Mirela”, “Tre njerëz me guna”, ndërsa spikati edhe me rolin e Bardhulës te filmi “Një djalë edhe një vajzë” në vitin 1990.

Tags: Leka bungoregjisori

Nga Kategoria

Ekstra

Çfarë kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes së pranverës

14 Mars, 2026
Kryesore

Keni shlyer kredinë e apartamentit dhe lironi hipotekën e pronës? Kadastra shpjegon procedurat

14 Mars, 2026
Kryesore

Sot Dita e Verës: Tradita, organizimet dhe koncertet e festës

14 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, dërgon marinsë dhe anije luftarake

14 Mars, 2026

Çfarë kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes së pranverës

14 Mars, 2026

Keni shlyer kredinë e apartamentit dhe lironi hipotekën e pronës? Kadastra shpjegon procedurat

14 Mars, 2026

Sot Dita e Verës: Tradita, organizimet dhe koncertet e festës

14 Mars, 2026

Napoli gati të aktivizojë opsionin e blerjes për Rasmus Hojlund

13 Mars, 2026

Mikel Arteta kritikon La Ligën dhe vlerëson nivelin e Premier League: “Barça e 1000 pasimeve nuk luajti kështu ndaj Newcastle”

13 Mars, 2026

Adrola komenton foton që vulosi romancën me Capital T: Kishim dyshime nëse duhet ta publikonim

13 Mars, 2026
Qeveria alokon 500 mijë euro për shqiptarët në Lindjen e Mesme

Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët në Lindjen e Mesme

13 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.