Pas përballjes spektakolare mes Real Madrid dhe Benfica-s në Estádio da Luz – një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve – dy skuadrat janë shortuar sërish, kësaj radhe në playoff-in e Champions League.
Në fakt, pasi pësoi një humbje 4-2 ndaj Benfica-s së José Mourinhos, Real Madrid tani duhet t’i mposhtë “Shqiponjat” për të siguruar një biletë në fazen e 1/16-ave.
Çfarë thotë Toni Kroos për përballjen Real Madrid – Benfica
Ish-mesfushori i madh i Real Madridit, Toni Kroos, reagoi ndaj shortit në podcastin e tij Einfach mal Luppen. Sipas Diario AS Gjermani pranoi se nuk pret surpriza të tjera nga skuadra e Mourinhos:
“Madrid mund të përballet sërish me Benfikën, por nuk pres ndonjë surprizë,” tha Kroos.
Megjithatë, ai theksoi se rreziku më i madh për Realin mund të jetë ngarkesa e kalendarit, pasi “Los Blancos” do të donin të shmangnin dy ndeshje shtesë në shkurt.
“Ajo që mund ta shqetësojë më shumë Madridin është fakti që duhet të luajë dy ndeshje ekstra me një orar kaq të ngjeshur. Është e qartë që kjo nuk i ka pëlqyer shumë,” shtoi ai.
Kroos kritikoi gjithashtu faktin që Reali nuk arriti të përfundonte në Top-8, duke nënvizuar:
“Nëse nis ditën në vendin e tretë dhe përballesh me Benfikën, mendon se thjesht e mbyll punën dhe futesh në tetëshen më të mirë.”
Kroos lavdëron formatin e ri të Champions League
Kroos dha komplimente për formatin e ri të Ligës së Kampionëve, që sipas tij ka krijuar dramë të madhe në momentet e fundit:
“Ishte vërtet argëtuese. Një gol mund ta përmbyste gjithçka.”
Ai përmendi edhe një shembull ku një gol në minutat e fundit ndikoi drejtpërdrejt te pozicionimi i Real Madridit në renditje.
Në fund, Kroos iu referua edhe një momenti interesant nga taktikat e Mourinhos:
“Pashë një intervistë me Jose-n; ai futi dy mbrojtës kur rezultati ishte 3-2, derisa dikush i tha se i duhej vetëm edhe një gol për t’u kualifikuar. Dhe ai, si gjithmonë, tha se për këtë është portieri. Ishte çmenduri, por shumë emocionuese. Më pëlqen ky format.”










