Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i tha Elisa Spiropalit se je një viktimë e Belinda Ballukut. Berisha i tha Spiropalit se u gëzove për largimin e Ballukut se mendoje se do të merrje vendin e saj, por harrove që Albana Koçiu ishte kloun i Ballukut.
“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti na vije si nuse e veshur me të bardha. Po pse ca kujton ti se hante bar Lubia? E ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoje se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra kloni i lubisë. Ke problem të madh në shkenca. Për Berishën, Rama të lartësonte njësoj si këtë klonin e Lubisë. More përpjetë, iku Lubia, unë do jem Lubia juaj u thoshte. Të dhanë atë që meritove”, tha Berisha











