• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Lala zbulon detaje nga Gjykata Kushtetuese: SPAK pretendon se Rama po bllokon hetimin për Ballukun

22 Janar, 2026
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga seanca publike e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Lalës, fakti që seanca ishte publike nënkuptonte përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Në këtë proces ishte ftuar edhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila nuk u paraqit. Përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, GJKKO argumentoi se në një shtet demokratik një gjykatë nuk mund të thirret si palë në proces.

Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave u paraqitën me një qëndrim të përbashkët, duke pretenduar se SPAK, përmes pezullimit të Ballukut, kishte ndërhyrë në kompetencat e tyre institucionale. Sipas tyre, Balluku nuk mund të pezullohet nga detyra, pasi ligji dhe Kushtetuta e barazojnë funksionin e saj me atë të deputetit. Një tjetër argument i paraqitur ishte se pezullimi i një anëtari të qeverisë krijon boshllëqe dhe problematika në funksionimin normal të ekzekutivit.

Lexo edhe:

Anita Haradinaj me rrëfim prekës: Humbja e nënës ishte më e rëndë se çdo sfidë tjetër

Zhduket pa gjurmë 13-vjeçari në Tiranë, familjarët ngrenë alarmin

Përfaqësuesi i Presidencës, zoti Rusmali, ngriti një shqetësim hipotetik, duke theksuar se nëse një dispozitë e tillë do të zbatohej pa kufij, mund të ndodhte që një gjykatës ose prokuror të pezullonte jo vetëm një, por disa anëtarë të qeverisë, çka do të ndikonte drejtpërdrejt në qeverisje dhe do të përbënte ndërhyrje në kompetencat e Presidentit.

Lala theksoi se SPAK, në argumentimin e tij, nuk arriti në nivel kushtetues, por u fokusua në disa momente konkrete. Prokurorët pretenduan se rikthimi i Ballukut në detyrë ka ndikuar negativisht në hetim, duke argumentuar se ajo ka tentuar të prishë provat. Sipas tyre, masa e pezullimit është marrë në interes të opinionit publik, për të shmangur rrezikun e manipulimit të provave apo kryerjes së veprave të tjera penale.

SPAK gjithashtu argumentoi se kryeministri nuk ka legjitimitet për të kërkuar ndërhyrje në këtë rast, pasi nuk ekziston konflikt institucional dhe ai nuk preket drejtpërdrejt në ushtrimin e funksionit të tij. Një tjetër pretendim ishte se vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese nga ana e kryeministrit përbën, sipas prokurorëve, një përpjekje për të bllokuar hetimin ndaj zëvendëskryeministres.

Prokurorët patën edhe një mesazh për Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se vendimet e saj kanë legjitimuar pavarësinë e gjykatave dhe prokurorive të shkallëve më të ulëta, ndërsa një ndërhyrje në këtë fazë, sipas tyre, rrezikon të cenojë pavarësinë e prokurorisë.

Një pyetje e veçantë u ngrit nga gjyqtarja Marsida Xhaferllari, e cila iu referua një deklarate të kryeministrit për “republikën e prokurorëve”. Prokurorët nuk dhanë një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë shprehje, por theksuan se rasti konkret nuk krijon konflikt kompetencash dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të nevojave të hetimit dhe me rigorozitet maksimal ligjor.

Tags: Ballukugjykata kushtetueseRama

Nga Kategoria

Një ndjenjë e vazhdueshme vetmie: Anita Haradinaj flet për 13 vitet e saj në Grida Duma Podcast
Aktualitet

Anita Haradinaj me rrëfim prekës: Humbja e nënës ishte më e rëndë se çdo sfidë tjetër

8 Mars, 2026
Aktualitet

Zhduket pa gjurmë 13-vjeçari në Tiranë, familjarët ngrenë alarmin

8 Mars, 2026
Aktualitet

Rama vendos nesër për fatin e Ballukut, zbulohet porosia e Ballës për grupin parlamentar

8 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Estupiñan hero i derbit: Milani mposht Interin dhe rihap garën për titull

8 Mars, 2026

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran për të sekuestruar uraniumin bërthamor

8 Mars, 2026
Gripshi firmos me Rubin Kazan pas transferimit në kampionatin rus (VIDEO)

Debutim ëndrrash për Nazmi Gripshin: Gol, fitore dhe lajmi se do të bëhet baba

8 Mars, 2026

Përmbajnë antioksidantë, ja cilat janë 4 vlerat ushqyese të luleshtrydhes

8 Mars, 2026
Një ndjenjë e vazhdueshme vetmie: Anita Haradinaj flet për 13 vitet e saj në Grida Duma Podcast

Anita Haradinaj me rrëfim prekës: Humbja e nënës ishte më e rëndë se çdo sfidë tjetër

8 Mars, 2026

Lufta në Iran, një tjetër ushtar amerikan vritet në Arabinë Saudite

8 Mars, 2026

Zhduket pa gjurmë 13-vjeçari në Tiranë, familjarët ngrenë alarmin

8 Mars, 2026

Rama vendos nesër për fatin e Ballukut, zbulohet porosia e Ballës për grupin parlamentar

8 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.