Vritet një person në Kosovë.
Policia Rajonale e Prishtinës e ka konfirmuar vrasjen e një personi në Hajvali të Prishtinës.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet nga Policia.
I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.
“Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, njofton policia.