• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“La Repubblica” jep alarmin: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

3 Maj, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një pyll i mbrojtur me pisha u shkatërrua, vilat e pajisura si kioska plazhi u fshinë dhe ishulli që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I, u zhduk. “Ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i egër nga hiperturizmi po kthehet në një përzierje vdekjeprurëse” – shkruan gazeta italiane “La Repubblica”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Velipoja, ku forca e valëve po e shndërron në hi një pyll me pisha shekullore, deri në Golem, ku çimentimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan keq. Është faji i një përzierjeje vdekjeprurëse që shton ngrohjen globale dhe urbanizimin kaotik nga mbiturizmi.

NASA: Detet janë rritur me 10 centimetra në 30 vitet e fundit

Lexo edhe:

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

U kap me tritol e municion në Tiranë, zbardhet dëshmia e 46-vjeçarit: Më duheshin para

Rritja e nivelit të detit po ndikon në të gjithë planetin. Sipas NASA-s, nga viti 1993 deri në 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 cm. Në Shqipëri, ku turizmi ka shpërthyer (nga 5.9 milionë vizitorë në vitin 2018 në mbi 10 milionë në vitin 2023), përhapja e hoteleve, restoranteve dhe bareve në plazh po shkakton pasoja edhe në natyrë.

“Nga 273 kilometra vijë bregdetare që laget nga deti Adriatik, 154 km janë të prekura nga erozioni”, – deklaron Besjana Shehu, një specialiste e planifikimit urban, për “Agence France Presse”. Në Velipojë, në veriun e largët të vendit, deti përparon me më shumë se 5 metra çdo vit dhe futet më shumë se 200 metra në pyll, duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mund të mbijetojë në ujë të kripur. Në bregdet, pishat mezi po i rezistojnë agresivitetit të valëve. Dhjetëra trungje pemësh shtrihen të bllokuara në rërë, disa të braktisur pas stuhive të dhunshme të ditëve të fundit të prillit.

Ishulli i zbuluar nga hartografët e Perandorisë

Edhe pse Ishulli Franz Jozef, në grykëderdhjen e lumit Buna, ekziston ende në guidat turistike dhe në harta, që nga viti 2012 ai është zhdukur pasi është gëlltitur nga deti. I emërtuar nga hartografët austriakë në vitin 1870 për nder të ish-perandorit, ishulli ishte rezultat i depozitave pjellore aluviale. 150 metra larg bregdetit, 19.5 hektarët e saj ishin të mbuluar me pyje dhe bimësi të egër.

“Një parajsë për shumë lloje zogjsh deti, një strehë paqeje edhe për ne… e zhdukur plotësisht”, – thotë Lule Coli, menaxhere e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht, viktimë e rritjes së nivelit të ujit dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon rezultoi të ishte një faktor vendimtar, i cili përshpejtoi zhdukjen e tij, thekson Ervis Krymi, profesor i gjeografisë.

Banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë gjithashtu të shqetësuar. Vit pas viti, stuhitë detare shumohen dhe bregdeti tani i ngjan një varreze pemësh. “Për shkak të ndryshimeve klimatike në vitet e fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke përparuar drejt tokës me një ritëm frenetik”, – paralajmëron Jak Gjini, një ekspert mjedisor nga Lezha. Të përpirë nga valët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregdetit nga diktatura komuniste shqiptare në vitet 1970 janë zhdukur. Kjo ka zhvendosur edhe baret e vogla buzë detit që menaxhohen nga familjet vendase. Forca e detit ishte e tillë që edhe thasët e mbushur me rërë nuk kishin asnjë vlerë.

Bunkerët e fundosur të regjimit

“Këtu dikur kishte dy bunkerë. Tani janë nën ujë. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… brenda 4 ose 5 vjetësh nuk do të mbetet asgjë”, thotë Vera Faslliaj, e cila drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidon”. Ajo e thotë këtë me një zë të dridhur, sikur shpreson që perëndia greke e detit do ta mbrojë.

Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit përbën rreziqe serioze përmbytjesh për shumicën e zonave urbane të vendit. “Në total, deri në vitin 2030, afërsisht 1 082,45 km2, ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të vuajnë pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve”, – vlerëson Agjencia e Emergjencave Civile.

Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për indiferencën e autoriteteve për të gjetur zgjidhje dhe për të ndaluar urbanizimin e pakontrolluar në bregdet. “Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen”, – ankohet Edvin Dule, menaxher hoteli.

Gjatë 16 viteve të fundit, plazhi ka humbur rreth 70 metra vijë bregdetare (shumëfishimi i hoteleve e ka përkeqësuar më tej erozionin) dhe po zvogëlon rërën në të cilën mbështetet për të tërhequr turistët. “Është një fenomen shumë shqetësues që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm. Nëse nuk arrijmë të ofrojmë kushte, çadra, shezlongje, aktivitete në plazh… ne ulim cilësinë e ofertës sonë, e cila më pas përkthehet në shifra”, – përfundon Dule. /La Repubblica

Nga Kategoria

Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

18 Mars, 2026
Aktualitet

U kap me tritol e municion në Tiranë, zbardhet dëshmia e 46-vjeçarit: Më duheshin para

18 Mars, 2026
Kryesore

Kapen me 2.5 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe pakistanezi në Itali

18 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

18 Mars, 2026

U kap me tritol e municion në Tiranë, zbardhet dëshmia e 46-vjeçarit: Më duheshin para

18 Mars, 2026

Kapen me 2.5 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe pakistanezi në Itali

18 Mars, 2026

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria-qeverisë: Hartoni paketa fiskale antikrizë

18 Mars, 2026

Sulm ajror ndaj vendstrehimit të ministrit iranian të Inteligjencës

18 Mars, 2026

Greva ‘paralizon’ aeroportin në Berlin, anulohen qindra fluturime

18 Mars, 2026

Aksident në bypass-in e Lushnjës, makina përplas 43-vjeçarin me biçikletë

18 Mars, 2026

Dimër në mes të pranverës, reshje dëbore në juglindje

18 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.