• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kuvendi finalizon tenderin 750 mijë euro për të zbardhur me Inteligjencë Artificiale Sarën, Zegjinenë, Arkendin …

19 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka finalizuar tenderin me vlerë 750 mijë euro për të zbardhur fjalimet e ligjvënësve. Duket se zgjedhja e Sara Miles, Zegjine Caushit, Arkend Ballës, e shumë të tjerëve si deputet për herë të parë, ka qenë fatsjellëse edhe për administratën e Parlamentit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tenderi në fjalë ka dështuar disa herë, teksa vetëm ditët e fundit dhe pas zgjedhjeve të 11 majit, është finalizuar. Më në fund, fjalimet do të bëhen me Inteligjencë Artificiale.

Tashmë, sdo të pretendojnë se iu ndryshua njëra apo tjetra fjali, ku më interesante do të duket zbardhja e debateve mes Zegjinesë me Gaz Bardhin. Duket se me hyrjet e reja, apo edhe me teknologjinë e re, do të ngrihet edhe niveli i debateve në Kuvend.

Lexo edhe:

Skandal në FA Cup: Tifozë të arrestuar për thirrje homofobe gjatë ndeshjes së Chelsea-t

Besiktasi prezanton Kristjan Asllanin, presidenti Adali lavdëron mesfushorin kuqezi

Por, a do të mendojnë për veten, të thonë ato çka thanë në fushatë, apo po ulen në karriget e deputetit për të zgjidhur hallet e popullit?! Kushtet i kanë për të gjitha, të paktën në këtë 4 vjeçar, ku mazhoranca aktuale i ka të gjithë numrat që të ndryshojë çfarëdolloj ligji, pasi i duhet vetëm një votë nga shumica e cilësuar.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, ditët e fundit është finalizuar tenderi me objekt “blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio-video të Kuvendit, bazuar në inteligjencën artificiale dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj”. Fondi i akorduar është rreth 750 mijë euro. Fitues u shpall operatori ekonomik “Dega Semos AL” dhe me subjekte mbështetëse “PC Store” dje “BitGenius”.

Në dokumentet shoqëruese, Kuvendi shkruan se “me zhvillimet dhe përmirësimet më të fundit në Teknologjinë e Informacionit dhe sidomos në Inteligjencën Artificiale duke përdorur algoritme dhe platforma të mësimit të makinës, Parlamenti Shqiptar ka identifikuar nevojën për një zgjidhje që do të asistojë palët e përfshira të zhvillojnë një platformë që do t’i ndihmojë ata në transkriptimin e të gjitha takimeve pjesë e aktivitetit parlamentar (seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare, të përhershme dhe të posaçme, dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit), kategorizimin e informacionit, publikimin në të gjitha kanalet dhe dokumentimin e aktivitetit parlamentar, duke iu përgjigjur kështu të gjitha palëve të interesuara brenda angazhimit institucional për forcimin e transparencës dhe promovimin e demokracisë”.

Kuvendi shkruan se zbardhja e fjalimeve në mënyrë manuale, pa ndihmën e Teknologjisë së Informacionit është i vështirë dhe thuajse gjithmonë kërkon përpjekje të sforcuara të stafit për të përballuar fluksin e lartë të punës. “Procesi i zbardhjes me kufje dhe i redaktimit e korrektimit merr kohë, në disa raste është madje e pamundur të ndiqet ritmi për shkak të intensitetit të aktivitetit parlamentar. Kjo sjell vonesa në përpilimin e procesverbaleve në kohë të shpejtë” thuhet në dokumente.

Sipas saj, në prag të përparimeve teknologjike në fushën e procesimit të tingujve audio dhe të tekstit, ngritja e Inteligjencës Artificiale dhe e të gjitha teknologjive të lidhura me të, procesimi i një gjuhe të folur, konvertimi i saj në tekst, shënimi dhe kategorizimi i informacionit, bëhet i mundur.

“Zbatimi i një sistemi inteligjent transkriptimi dhe shënimet e të dhënave do të lejojnë Kuvendin e Shqipërisë të transkriptojë automatikisht seancat plenare, takimet e komisioneve, të agregojë, shënojë dhe grupojë regjistrimet e folësve, gjë që do të përparojë agjendën e forcimit të transparencës legjislative përmes Teknologjisë së Informacionit, por jo vetëm” vijon dokumenti./voxnews

Tags: interigjence artificialekuvendtender

Nga Kategoria

Skandal në FA Cup: Tifozë të arrestuar për thirrje homofobe gjatë ndeshjes së Chelsea-t.
Lajme

Skandal në FA Cup: Tifozë të arrestuar për thirrje homofobe gjatë ndeshjes së Chelsea-t

13 Shkurt, 2026
Besiktasi prezanton Kristjan Asllanin, presidenti Adali lavdëron mesfushorin kuqezi.
Lajme

Besiktasi prezanton Kristjan Asllanin, presidenti Adali lavdëron mesfushorin kuqezi

13 Shkurt, 2026
Antonela përshkruan ushqimin sekret të Lionel Messit, që ka bërë ndikim tek e gjithë familja.
Aktualitet

Antonela përshkruan ushqimin sekret të Lionel Messit, që ka bërë ndikim tek e gjithë familja

13 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Alarm i kuq në Paris: PSG humbet 3–1 ndaj Rennes dhe rrezikon kreun

13 Shkurt, 2026
Borussia Dortmund dominon Mainz dhe i dërgon një paralajmërim Atalantës.

Borussia Dortmund dominon Mainz dhe i dërgon një paralajmërim Atalantës

13 Shkurt, 2026

Metamorfoza e Flick: Nga ‘arbitrat duhen mbrojtur’, te ‘arbitrimi në Spanjë është turp!’

13 Shkurt, 2026
Skandal në FA Cup: Tifozë të arrestuar për thirrje homofobe gjatë ndeshjes së Chelsea-t.

Skandal në FA Cup: Tifozë të arrestuar për thirrje homofobe gjatë ndeshjes së Chelsea-t

13 Shkurt, 2026

Milan merr 3 pikë të arta në Pisa, Modrić vendos në fund

13 Shkurt, 2026
Besiktasi prezanton Kristjan Asllanin, presidenti Adali lavdëron mesfushorin kuqezi.

Besiktasi prezanton Kristjan Asllanin, presidenti Adali lavdëron mesfushorin kuqezi

13 Shkurt, 2026

Kazakistani më 15 mars në referendum për kushtetutën e re

13 Shkurt, 2026
Antonela përshkruan ushqimin sekret të Lionel Messit, që ka bërë ndikim tek e gjithë familja.

Antonela përshkruan ushqimin sekret të Lionel Messit, që ka bërë ndikim tek e gjithë familja

13 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.