• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 8 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

8 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë.

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se “kjo nuk është drejtësi”, por “arbitraritet klientelist”.

Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

Lexo edhe:

Kishin dalë për gjah! 53-vjeçari që po përpiqej të vriste egërsirën i merr jetën mikut të tij

SPAK sekuestron miliarda lekë pasuri, i merr resortin “shokëve” të Çopjas! Bllokon dhe vila e biznese në Durrës e Dhërmi

Përmes një njoftimi, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tri herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Po ashtu ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë.

Në njoftim për vendimin lidhur me dy lëndë të ngritura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Kushtetuesja tha se masa e përkohshme mbetet në fuqi derisa palët të pranojnë aktgjykimin dhe i njëjti të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit kishin shpërfillur një vendim të Kushtetueses, i cili u dha afat deri më 26 qershor të konstituonin organin ligjvënës. Pas kësaj, gjykata vendosi masë të përkohshme, deri në shqyrtimin e lëndëve të dërguara nga PDK-ja dhe LDK-ja, të cilat i bashkoi në një lëndë të vetme.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës. Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar.

Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Gjatë seancave para 1 majit – kur votimi ishte i hapur – e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime nuk kishte arritur që të merrte 61 votat e nevojshme.

Haxhiu është cilësuar nga PDK-ja dhe AAK-ja si “figurë përçarëse”, ndërkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton për asnjë kandidat të LVV-së për postin e kryetarit të Kuvendit.

LVV: Gjykata nuk e ka të drejtën që të krijojë norma të reja juridike

Sipas Vetëvendosjes, njoftimi i Kushtetueses “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe se është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

“Rregullat e reja të paralajmëruara nga Gjykata Kushtetuese, nëse nuk janë në Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Kuvendit, nuk mund të jenë në asnjë aktgjykim”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjykata nuk e ka të drejtën që të krijojë norma të reja juridike apo të imponojë rregulla që nuk kanë bazë në Kushtetutë”, tha ajo.

Sipas LVV-së, aktgjykimi që pritet të dalë do ta cenojë rëndë ndarjen e pushteteve. “Rast i paprecedentë dhe ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit”.

“Ky është një paralajmërim serioz për rrezikun e një pushteti juridik të pakontrolluar, që në vend të kontrollit të pushteteve të tjera, vetë bëhet burim i kapjes institucionale”.

LVV nuk tregoi nëse do ta respektojë apo jo vendimin.

PDK: Vendimi i Kushtetueses, fitore për rendin kushtetues

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.

Sipas tij, ky vendim është fitore për rendin kushtetues.

“Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

LDK: U vërtetua se LVV-ja e shkeli Kushtetutën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se me këtë vendim u vërtetua se LVV-ja shkeli Kushtetutën, për shkak se ndryshoi rendin e ditës dhe insistoi në votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

“Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje”, shkroi ai.

AAK: U rrëzua diktati

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”. Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozimin e vetëm një kandidati.

“Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, shkroi ai.

Sa vota i ka secila prej partive?

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, asnjëra parti nuk mori vota të mjaftueshme për të krijuar e vetme një shumicë parlamentare .

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave. /REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Kishin dalë për gjah! 53-vjeçari që po përpiqej të vriste egërsirën i merr jetën mikut të tij

8 Gusht, 2025
Aktualitet

SPAK sekuestron miliarda lekë pasuri, i merr resortin “shokëve” të Çopjas! Bllokon dhe vila e biznese në Durrës e Dhërmi

8 Gusht, 2025
Aktualitet

SPAK i sekuestron pasuritë dhe shpall në kërkim Julian Ballën, president i klubit të futbollit ‘Erzeni’

8 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen

8 Gusht, 2025

Kishin dalë për gjah! 53-vjeçari që po përpiqej të vriste egërsirën i merr jetën mikut të tij

8 Gusht, 2025

Zbulohet kush është “Bosi i fundit i Ibizës” me qethjen e veçantë ‘TAS’

8 Gusht, 2025

SPAK sekuestron miliarda lekë pasuri, i merr resortin “shokëve” të Çopjas! Bllokon dhe vila e biznese në Durrës e Dhërmi

8 Gusht, 2025

SPAK i sekuestron pasuritë dhe shpall në kërkim Julian Ballën, president i klubit të futbollit ‘Erzeni’

8 Gusht, 2025

Intervista/ “Kush je ti mor…”, personazhi i Tiktok Genard Hajdini rrëfen si u dhunua: Më goditi disa herë, për 7 sekonda…

8 Gusht, 2025

Gjermania ndalon eksportin në Izrael të armëve që mund të përdoren në Gaza

8 Gusht, 2025

33% e shqiptarëve kanë frikë se nuk mund të sigurojnë dot ushqim

8 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.