Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Temperatura maksimale pritet të arrijë 26 gradë celcius në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 10 m/s.
Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.










