• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kushëriri i Unikatil fletë për herë të parë për ndarjen nga jeta të Mentor Palokajt, ja shkaku i vdekjes sipas tij

9 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kosova, Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Lorenc Palokaj, kushëriri i reperit Unikatil, ka ndarë detaje lidhur me vdekjen e vëllait të këtij të fundit, Mentor Palokajt, i cili u gjet i pajetë më 2 mars në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një postim të gjatë në Facebook, Lorenci ka shpjeguar shkaqet që sipas tij mund të kenë çuar në vdekjen e të afërmit të tij. Ai pohoi se ka qenë pranë Mentorit në tri javët e fundit të jetës së tij dhe se ai i kishte treguar atë ditë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz,” shkruan ai.

Lexo edhe:

Vodhën 1 milionë euro, arrestohet kapo i ‘skifterëve’ shqiptarë në Greqi

Eliminimi i parë i këtij sezoni të Big Brother VIP: Xhodi zbardh arsyeja e ndëshkimit!

Sipas Lorencit, vdekja e Mentorit, në moshën 42-vjeçare, mund të ketë ndodhur për shkak të një neglizhence mjekësore. Ai tregon se Mentor Palokaj kishte bërë vizita mjekësore dhe rezultatet nuk kishin dalë të mira për zemrën e tij.

“I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate,” shkruan ai.

Gjithashtu, Lorenci hodhi poshtë spekulimet që qarkulluan në media se Mentori mund të ketë vdekur nga mbidoza. “Unë jam 1000% i sigurt, që shkaku i vdekjes nuk ka qenë sipas spekulimeve, por kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njoft e dinë çka po them,” ka theksuar ai mes tjerash.

Shkrimi i plotë:

“Një sqarim rreth vdekjes së Mentorit”

Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua dhe as me vëllain e tij.

Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij.

Në këto ditët më të errëta të jetës sime, morëm vesh nga një i afërm i ti se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej  të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai e jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mundi t’ia diktonte ditën e fundit të jetës.

Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si të përshëndeti në aeroport duket sikur la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pashprehur me fjalë, por të ndjerë thellë.

Është e vështirë të pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur e kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.

Nuk munda deri tani të gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di këtë për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit.

“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kan qen probleme shëndetsore. Krejt ata që e kanë njoftë, e dinë çka po them.

“Jam krenar që kam jetuar në kohën tënde dhe kam pasur mundësinë të rri me ty edhe se je i gjakut tim.

Nga Kategoria

Kryesore

Vodhën 1 milionë euro, arrestohet kapo i ‘skifterëve’ shqiptarë në Greqi

29 Dhjetor, 2025
Eliminimi i parë i këtij sezoni të Big Brother VIP: Xhodi zbardh arsyeja e ndëshkimit!
Showbiz

Eliminimi i parë i këtij sezoni të Big Brother VIP: Xhodi zbardh arsyeja e ndëshkimit!

29 Dhjetor, 2025
Hyseni: Shqetësimi për komoditetin e papritur të LDK-së
Kosova

Hyseni: Shqetësimi për komoditetin e papritur të LDK-së

29 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Nëse i përket njërës prej këtyre shenjave të zodiakut, atëherë je një prind i mrekullueshëm

29 Dhjetor, 2025

Kockat, nuset dhe odisejat: 20 filmat më të pritur për vitin 2026

29 Dhjetor, 2025

“Arsenali është favorit” – Unai Emery parashikon titullin e Premier League pas deklaratës se Aston Villa ‘nuk po konkurron seriozisht’

29 Dhjetor, 2025

Vodhën 1 milionë euro, arrestohet kapo i ‘skifterëve’ shqiptarë në Greqi

29 Dhjetor, 2025
Eliminimi i parë i këtij sezoni të Big Brother VIP: Xhodi zbardh arsyeja e ndëshkimit!

Eliminimi i parë i këtij sezoni të Big Brother VIP: Xhodi zbardh arsyeja e ndëshkimit!

29 Dhjetor, 2025

Tre oficerë turq policie të vrarë në një operacion ndaj militantëve të IS-it ndërsa siguria për Vitin e Ri forcohet Nëntë oficerë të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarrin gjatë një operacioni kundër terrorizmit në provincën Yalova, pasi Turqia arrestoi mbi 100 të dyshuar që supozohej se po tregonin plane për sulme gjatë festave.

29 Dhjetor, 2025
Hyseni: Shqetësimi për komoditetin e papritur të LDK-së

Hyseni: Shqetësimi për komoditetin e papritur të LDK-së

29 Dhjetor, 2025

BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja

29 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.