• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimi

11 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter


www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gazetari Elton Qyno, ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e aeroportit të Rinasit në Tiranë, ku u ekzekutua me armë zjarri krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Mustafa Sheqeri (Muçi).

Pamjet filmike, të dy trupave në makinë tronditën vendin ndërsa situata hetimore deri në këto momente është e vakët për sa i përket identifikimit dhe lokalizimit të autorëve të krimit të rëndë.

Lexo edhe:

Makina Ergys Agasi me 607 mijë lekë gjoba të papaguara, e fundit në Surrel afër shtëpisë së Edi Ramës

Shpërthen në flakë makina te Liqeni artificial në Tiranë

Hetuesit e çështjes kanë provuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri në datën 7 Nëntor 2025, kanë udhëtuar së bashku me avion nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Barcelonës.

Policia kriminale e Tiranës, ka zbuluar agjencinë e udhëtimit ku janë prerë biletat e avjonit për Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin.

Pikërisht kjo agjenci udhëtimi dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacionin tek anëtarët e grupeve kriminale për planifikimin e udhëtimit vajtje-ardhje, të cilët më pas janë mobilizuar për të kryer vrasjen pikërisht ditën e sotme.

Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri kanë qëndruar tre ditë në Spanjë dhe ditën e katërt, të dy së bashku kanë udhëtuar në drejtim të Rinasit në Shqipëri.

Sapo kanë zbritur në terminalin e aeroportit dhe kanë kryer verifikimin e pasaportave dhe më pas tërhoqën bagazhet, Muçi dhe Gilmando, janë drejtuar tek parkimi i aeroportit, ku kishin lënë makinën tip Benz-Mercedez ngjyrë e bardhë në pronësi të Ervis Kosovës.

Teksa kanë marë makinën, Mustafa Sheqeri ka hipur në timon ndërsa Gilmando Dani në vendin e parë të pasagjerit. Ata sapo kanë dalë në rreth-rrotullimin e Rinasit, janë sulmuar me armë zjarri automatike nga një distancë e shkurtër.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kanë dëgjuar dy herë breshëri automatiku. Makina tip “Toyota” me targa Greke është pozicionuar në rrugë paralelisht me makinën ku qëndronin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, të cilët janë goditur nga një distancë thuajse gjysmë metra.

Gilmando Dani, ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa Mustafa Sheqeri vijon të ketë ende shenja jete dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës për kurim.

Një zyrtar i lartë i Policisë, i tha gazetarit Elton Qyno se dy viktimat e këtij atentati nuk ishin të armatosur dhe në momentin e sulmit nuk kanë mundur të bëjnë asnjë reagim për tju kundërpërgjigjur.

Sipas zyrtarit atentati mafioz i kryer mesditën e sotme është thuajse i njëjtë me dinamikën e atentatit të datës 13 nëntor 2021 i kryer në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Erigers Mihasi dhe Armand Dumani.

Në të dyja atentatet, autorët e krimit kanë përdorur automjet tip “Toyota” dhe autori që ka hapur zjarr është i pozicionuar nga brenda makinës. Në sulmin me armë të sotëm ndaj Danit besohet se janë përdorur dy armë automatike.

E njëjta skemë në dy atentate të ndryshme dhe në të dyja rastet makina e autorëve të krimit është larguar në drejtim të Fushë-Krujës, aty ku dhe është djegur më pas.

/Nga Elton Qyno

Nga Kategoria

Aktualitet

Makina Ergys Agasi me 607 mijë lekë gjoba të papaguara, e fundit në Surrel afër shtëpisë së Edi Ramës

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Shpërthen në flakë makina te Liqeni artificial në Tiranë

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, rriten kostot për çdo kategori

24 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Makina Ergys Agasi me 607 mijë lekë gjoba të papaguara, e fundit në Surrel afër shtëpisë së Edi Ramës

24 Dhjetor, 2025

Shpërthen në flakë makina te Liqeni artificial në Tiranë

24 Dhjetor, 2025
Jashari: Është e papranueshme që disa politikanë të krahasojnë veprimet e Qeverisë në veri me ato të Millosheviqit

Jashari: Është e papranueshme që disa politikanë të krahasojnë veprimet e Qeverisë në veri me ato të Millosheviqit

24 Dhjetor, 2025

Video. Lajme të fundit | 24 Dhjetor 2025 – Në Mesdite

24 Dhjetor, 2025

Ylli i Liverpoolit Florian Wirtz pohon se ka më pak vëmendje në Anfield sesa do të kishte tek rivalët

24 Dhjetor, 2025
Abrashi: 630 milionë euro të humbura për dy vjet e gjysmë nga masat e marra

Abrashi: 630 milionë euro të humbura për dy vjet e gjysmë nga masat e marra

24 Dhjetor, 2025

Paraqitja e Trump-it trazoi vitin 2025 për energjinë e pastër. Pse ekspertët janë optimistë?
” përpjekja e Trump-it për të dëmtuar energjinë e pastër nuk është e mjaftueshme për të kompensuar avantazhet natyrore që ka,” thotë një ekspert.

24 Dhjetor, 2025

Pesë filmat më të mirë të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, duhet t’i shikoni patjetër

24 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.