• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Kursi Euro-Lek në rënie të mëtejshme, pranë thyerjes së kufirit të 96 lekëve

5 Mars, 2026
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po vazhdon rënien edhe gjatë kësaj jave, duke arritur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.05 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kursi ka rënë me 0.7% që nga fillimi i vitit dhe me 3.2% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kursi Euro-Lek po e thekson më shumë tendencën në rënie gjatë tremujorit të parë të vitit, një ecuri jo shumë e zakonshme kjo për këtë periudhë të vitit.

Lexo edhe:

Oligarkët “fërkojnë duart”! Pas konfliktit në Iran, rritet çmimi i naftës në Shqipëri

Lufta në lindjen e mesme rrit ndjeshëm çmimin e naftës dhe gazit në bursë

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e Euros në javët e fundit nuk duket të jetë e lidhur me flukse të shtuara që vijnë nga jashtë vendit, por sidomos me këmbime të mëdha valutore që po kryejnë bizneset nga llogaritë e tyre, duke shitur Euro dhe duke blerë Lekë.

Sipas të njëjtave burime, edhe roli i Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka qenë më i vogël, duke bërë që kursi i këmbimit të rrjedhë më shumë në raportin natyral që përcaktojnë ekuilibrat e kërkesës dhe ofertës.

Në fakt, roli i Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka qenë shumë i rëndësishëm në dy vitet e fundit. Në mungesë të blerjeve të Bankës Qendrore, kursi i këmbimit Euro-Lek do të kishte zbritur në nivele edhe më të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Ndërkohë, për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar t’i rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm dhe synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Megjithatë, misioni i FMN-së për Shqipërinë, në fund të vitit të kaluar, rekomandonte që Banka e Shqipërisë të pakësonte ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor. Sipas deklaratës së fundit, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.

FMN sugjeronte një qasje më të kujdesshme në rritjen e mëtejshme të rezervës valutore, duke theksuar se përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor. /Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Oligarkët “fërkojnë duart”! Pas konfliktit në Iran, rritet çmimi i naftës në Shqipëri

4 Mars, 2026
Bota

Lufta në lindjen e mesme rrit ndjeshëm çmimin e naftës dhe gazit në bursë

2 Mars, 2026
Ekonomi

INSTAT: Importet në janar 2026 në rënie përveç naftës, sinjale dobësimi për konsum dhe investime

24 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kursi Euro-Lek në rënie të mëtejshme, pranë thyerjes së kufirit të 96 lekëve

5 Mars, 2026

Kurti dhe Konjufca i kërkojnë opozitës një kandidaturë të dytë për president

5 Mars, 2026

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë

5 Mars, 2026

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës

5 Mars, 2026

Vitinha flet për një kalim të mundshëm te Real Madridi

5 Mars, 2026

Anulohet miqësorja e kombëtares U21 ndaj SHBA-ve, shkak lufta në Iran

5 Mars, 2026

Përleshje mes tre personave në Pogradec, plagoset me thikë një person

5 Mars, 2026

Lëvizte me pistoletë, arrestohet në zonën e Astirit 33-vjeçari

5 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.