Ish-deputeti dhe një ndër aleatët e ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet e 11 Majit, Kujtim Gjuzi, është fotografuar këtë të dielë në një autobus urban të kryeqytetit.
Në fotografinë që po qarkullon në rrjet, Gjuzi shfaqet i ulur, me një kapelë mbi kokë dhe duke mbajtur telefonin në duar.
Fotoja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi duhet pranuar, nuk ndodh shpesh që politikanët t’i shohim nëpër urbanë!
