Kreu i qeverisë, Edi Rama ka uruar festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit. Rama ka ndarë në rrejtin e tij social Facebook pamje nga një takim me nxënës nga Manastiri.
“Mirëmëngjes, dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan shefi i qeverisë.
Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja e parë shqipe.
Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja e parë shqipe.
Kjo festë shënohet në të gjitha shkollat dhe universitetet me aktivitete, koncerte dhe programe festive.











