Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Vlorë, pas fundjavës që ka kaluar në Dhërmi. Sipas burimeve, kreu i qeverisë ka qëndruar në zonë që prej datës 14 mars, ndërsa gjatë ditës së sotme është ndalur në qytetin bregdetar.
Në mbërritje, kryeministri është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, si dhe nga kryetarja e Bashkisë së Vlorë, Brunilda Mersini.
Sipas të njëjtave burime, Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, ku në fokus do të jenë çështje që lidhen me zhvillimet dhe projektet në qytetin bregdetar.










