• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 30 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

18 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, tha ministri Johann Wadephul gjatë qëndrimit në Japoni, duke përmendur sjelljen e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës.

“Çdo përshkallëzim në këtë qendër të ndjeshme të tregtisë ndërkombëtare do të kishte pasoja serioze për sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, shtoi Wadephul pas bisedimeve me homologun japonez, Takeshi Iwaya.

Lexo edhe:

Tre të vdekur pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përgjigje emergjente në Andaluzinë e Spanjës.

2026 në hapësirë: Misionet në Hënë rikthehen, eklipset mbulojnë Europën dhe aurorat vazhdojnë

Në një deklaratë të lëshuar të dielën para vizitës së Wadephulit në Japoni – dhe më pas në Indonezi – u tha se Kina “gjithnjë e më shumë po imponon supermacinë e saj rajonale dhe, duke e bërë këtë, po vë në dyshim parimet e të drejtës ndërkombëtare”.

“Sjellja gjithnjë e më agresive e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës ka po ashtu implikime për ne në Evropë: parimet fundamentale të bashkëjetesës sonë globale janë në rrezik”, citohet të ketë thënë Wadephul.

Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët në Tokio, Wadephul po ashtu kritikoi “mbështetjen që i jep Kina makinerisë së luftës së Rusisë” në Ukrainë.

“Pa të, lufta e agresionit ndaj Ukrainës nuk do të ishte e mundur. Kina është furnizuesja më e madhe e Rusisë për mallra me përdorim të dyfishtë dhe klientja më e mirë e saj për naftën dhe gazin”, u shpreh Wadephul.

Ai po ashtu deklaroi – para bisedimeve të planifikuara mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësve evropianë – se garancitë e sigurisë për Kievin “janë thelbësore”.

Samiti i Trumpit të premten me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë e bënë “të qartë se për një paqe të drejtë dhe afatgjatë, Moska duhet të veprojë. Derisa të ndodhë kjo, presioni ndaj Rusisë duhet të rritet, përfshirë edhe përmes rritjes së ndihmës për Ukrainën”, tha Wadephul.

Ai tha se bisedimet që mbahen të hënën në Uashington kanë të bëjnë me përcaktimin “e elementeve për një zgjidhje të negociuar për rrugën drejt paqes së drejtë për Ukrainën”.

“Garancitë e forta të sigurisë janë thelbësore për këtë. Sepse Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten edhe pas një armëpushimi dhe marrëveshjeje paqeje”./ REL

Nga Kategoria

Bota

Tre të vdekur pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përgjigje emergjente në Andaluzinë e Spanjës.

29 Dhjetor, 2025
Bota

2026 në hapësirë: Misionet në Hënë rikthehen, eklipset mbulojnë Europën dhe aurorat vazhdojnë

29 Dhjetor, 2025
Bota

Korenë e Veriut deklaron se ka lëshuar raketat e gjata për t’u testuar mundësitë e mbrojtjes bërthamore të vendit.

29 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tre të vdekur pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përgjigje emergjente në Andaluzinë e Spanjës.

29 Dhjetor, 2025

2026 në hapësirë: Misionet në Hënë rikthehen, eklipset mbulojnë Europën dhe aurorat vazhdojnë

29 Dhjetor, 2025

Egjipti bën një vendim befasues për Mohamed Salah në formacionin fillestar pas suksesit të yllit të Liverpulit në fazat eliminatore të AFCON-it.

29 Dhjetor, 2025
Serbia dënohet me 45 mijë euro.

Serbia dënohet me 45 mijë euro.

29 Dhjetor, 2025

Korenë e Veriut deklaron se ka lëshuar raketat e gjata për t’u testuar mundësitë e mbrojtjes bërthamore të vendit.

29 Dhjetor, 2025

“Duhet të kishim nënshkruar me të!” – Steven Gerrard bën një pranim në lidhje me transferimin e Liverpoolit për ‘mëdhenj’in Declan Rice.

29 Dhjetor, 2025

Vlorë/ Rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë

29 Dhjetor, 2025

Tatimi i ri për turizmin në Bukuresht do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Ja çfarë duhet të dini.

29 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.