• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

28 Gusht, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të bashkëpunojnë për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi më 28 gusht se pas pranimit të kallëzimit penal nga Sektori i Pavarur për çështje të policisë ushtarake një ditë me herët, ka ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve kundër një shtetasi të Republikës së Kroacisë (i lindur më 1971) për veprën penale të spiunazhit, dhe kundër një shtetaseje të Republikës së Serbisë (e lindur më 1979) për të njëjtën vepër penale.

Po ashtu, “me vendim të Prokurorisë së Qarkut në Split është caktuar fshehtësia e tërë e hetimit, me arsyetimin se publikimi i të dhënave nga procedura mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”.

Lexo edhe:

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Merz uron Kryeministrin Kurti: Gjermania, partner i fortë për Kosovën

Sipas medias kroate, Index, piloti korat J.I. dhe e dashura e tij, A.M. serbe nga Mitrovica e Veriut dyshohen se kanë spiunuar për Serbinë. Është raportuar se ajo kishte punuar në Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, EULEX.

Sipas Index-it, që u thirr në burime, dyshohet se piloti kroat, i angazhuar në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.Prokuroria e Qarkut në Split i ka propozuar gjyqtarit të hetimeve të Gjykatës së Qarkut në Split caktimin e paraburgimit për të pandehurin e parë, për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët dhe të përsëritjes së veprës penale, ndërsa për të pandehurën e dytë për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit mbi dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale.

“Gjyqtari i hetimeve e ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar paraburgim për të pandehurin e parë për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët, si dhe për të pandehurën e dytë për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Qarkut në Split.

“Megjithatë, për të dy të pandehurit është refuzuar propozimi për paraburgim lidhur me rrezikun e përsëritjes së veprës penale. Prokuroria e Qarkut në Split ka njoftuar se do të parashtrojë ankesë kundër pjesës së vendimit me të cilën është refuzuar kërkesa e saj”.

Radio Evropa e Lirë u ka drejtuar pyetje KFOR-it për këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Radio Evropa e Lirë u ka drejtuar pyetje KFOR-it për këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dy të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit”.

Ndërkaq, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pas seancës së Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 28 gusht, u pyet nga gazetarët lidhur me këtë rast. Ai u përgjigj shkurt se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të./REL

Nga Kategoria

Kosova

Aksident me 6 të plagosur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

19 Shkurt, 2026
Kosova

Merz uron Kryeministrin Kurti: Gjermania, partner i fortë për Kosovën

19 Shkurt, 2026
Aktualitet

Bordi i Paqes/ Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA-ja u tërhoq nga negociatat, Europa forcon lidhjet e saj diplomatike me Rusinë?!

SHBA-ja u tërhoq nga negociatat, Europa forcon lidhjet e saj diplomatike me Rusinë?!

20 Shkurt, 2026
Kristi Lamaj reagon për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother.

Kristi Lamaj reagon për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother.

20 Shkurt, 2026
Avokati i Popullit takohet zyrtarisht me Koordinatorin e OKB-së në Shqipëri, duke u përqendruar në të drejtat e njeriut të vendit.

Avokati i Popullit takohet zyrtarisht me Koordinatorin e OKB-së në Shqipëri, duke u përqendruar në të drejtat e njeriut të vendit.

20 Shkurt, 2026

Vdekja e aktivistit francez ngjall shqetësimin për një ‘kordon sanitar’ rreth LFI-së
Me dy anëtarë të stafit të LFI-së dhe deputetin Raphaël Arnault mes të dyshuarve për dhunën që çoi në vdekjen e aktivistit identitar, LFI po përballet me izolim gjithnjë e më të madh.

20 Shkurt, 2026
Sportistët rusë paraqiten me flamurin dhe himnin e tyre në Lojërat Paralimpike; Heraskevych: Një skandal, Ukraina bojkoton ceremoninë e hapjes.

Sportistët rusë paraqiten me flamurin dhe himnin e tyre në Lojërat Paralimpike; Heraskevych: Një skandal, Ukraina bojkoton ceremoninë e hapjes.

20 Shkurt, 2026

TMERR në Tiranë! I riu hidhet nga ura e Babrroit në Unazën e Madhe, humb jetën në vend

20 Shkurt, 2026

Video: Franca në tension ndërsa Lumi Loire përmbytet dhe stuhia Pedro kërcënon kaos të mëtejshëm.

20 Shkurt, 2026

Kryetari i Chelsea-t, Liam Rosenior, zbulon se ai qëndron pas arratisjes në Dubai të Cole Palmer me të dashurën e tij, Olivia Holder.

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.