Kroacia ka nënshkruar një marrëveshje prej 1.48 miliard euro për blerjen e 44 tankeve Leopard 2A8 nga Gjermania, në një prej blerjeve më të mëdha në fushën e mbrojtjes për vendin. Marrëveshja u nënshkrua në Berlin nga ministri i Mbrojtjes, Ivan Anušić, në prani të Kryeministrit Andrej Plenković dhe kancelarit gjerman, Friedrich Merz. Kryeministri theksoi se Kroacia po braktisë teknologjinë ushtarake të epokës jugosllave, duke u orientuar drejt teknologjisë perëndimore, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Ky blerje është pjesë e një programi më të gjerë modernizimi prej 2 miliard euro, i cili përfshin gjithashtu 18 howitzer CAESAR, 420 kamionë Tatra dhe pajisje anti-dron. Berlini gjithashtu kompensoi Zagrebin me 144.8 milion euro për 30 tanket M-84A4 Snajper dhe 30 mjete të infanterisë M-80 që Kroacia i transferoi në Gjermani në fund të vitit 2024, të cilat më pas u dhuruan Ukrainës, duke ulur kështu koston e blerjes së tankeve Leopard.
Ministri Anušić theksoi se ky hap përfaqëson një avancim në modernizimin e forcave të armatosura kroate, duke zëvendësuar tanket e vjetra M-84 që janë modificim jugosllav i platformës sovjetike T-72. Blerja do të financohet pjesalisht nga instrumenti SAFE i Bashkimit Evropian, duke përfshirë 1.14 miliard euro që do të mbulohen midis 2026 dhe 2030, ndërsa pjesa tjetër prej 343.5 milion euro do të mbulohet nga buxheti kombëtar deri në vitin 2033.
Praralelisht, Kroacia ka rritur buxhetin e mbrojtjes me 22.2% në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 dhe parashikon një rritje shtesë prej 18.2% në vitin 2025. Objektivi i vendit është të arrijë 2% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2027 dhe 3% deri në vitin 2030.
Deri tani, Zagrebi ka ofruar rreth 181 milion euro ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i invasioit të plotë të Rusisë në vitin 2022, përfshirë transferimin e tankeve dhe mjeteve të infanterisë, që tani po luftojnë në brigadën mekanizuar 141 të Ukrainës. Tanket Leopard 2A8, që përfaqësojnë gjeneratën më të re të tankeve gjermanë, disponojnë armaturë të avancuar dhe sisteme digjitale.










