• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

KRIZA POLITIKE THELLOHET/ Dështon për të 13 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

9 Maj, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e ri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dështimi më i fundit ndodhi të premten, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe të premten kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes.

Lexo edhe:

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

Çfarë përmban dosja e AKSHI-t? Gazetari në ‘Top Story’: I akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, institucioni po e ‘mbështet’

Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.

Asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.

Megjithëse janë thirrur dhjetëra seanca për konstituimin e Kuvendit, ndarjet politike kanë penguar vazhdimisht këtë proces.

Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Pavarësisht disa lëvizjeve së voni për ta zhbllokuar ngërçin, nuk ka asnjë marrëveshje mes partive parlamentare.

LDK-ja, e cila doli e treta duke i fituar 20 ulëse, e ka hedhur poshtë ofertën e Vetëvendosjes për koalicion qeverisës.

Në vend të kësaj, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar formimin e një qeverie kalimtare mes partive parlamentare deri në emërimin e presidentit të vendit, pra në prillin e vitit 2026, kur presidentes së tanishme Vjosa Osmani i mbaron mandati.

Derisa Vetëvendosje e ka kundërshtuar menjëherë idenë e një qeveri të tillë, partitë e tjera parlamentare kanë shprehur vullnet për të biseduar. /rel/

Nga Kategoria

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”
Lajme

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

18 Shkurt, 2026
Çfarë përmban dosja e AKSHI-t? Gazetari në 'Top Story': I akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, institucioni po e 'mbështet'
Kryesore

Çfarë përmban dosja e AKSHI-t? Gazetari në ‘Top Story’: I akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, institucioni po e ‘mbështet’

18 Shkurt, 2026
Historia e Brendshme: Dosja që zbardh të dhëna të panjohura, “hija” e Ervis Martinajt pas dhunës dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena.
Lajme

Historia e Brendshme: Dosja që zbardh të dhëna të panjohura, “hija” e Ervis Martinajt pas dhunës dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena.

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit.

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit

18 Shkurt, 2026

Atlético Madrid 3-3 Brugge: barazim dramatik dhe gjithçka vendoset në Metropolitano

18 Shkurt, 2026

Arsenali ngec ndaj vendit të fundit: Wolves i rrëmben barazimin 2-2 në minutat shtesë, gara për titull ndizet

18 Shkurt, 2026
“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

18 Shkurt, 2026

Milan ngec në “San Siro” ndaj Comos: barazon 1-1 dhe Interi shkëputet në krye me +7

18 Shkurt, 2026

Bodø/Glimt trondit Interin në “kështjellën” Aspmyra: 3-1 dhe San Siro tani kërkon përmbysje

18 Shkurt, 2026

Frenim për të djathtën ekstreme, por me ç’kost? “The Ring” analizon zgjedhjet presidenciale në Portugali dhe ndikimin për Evropën

18 Shkurt, 2026
Çfarë përmban dosja e AKSHI-t? Gazetari në 'Top Story': I akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, institucioni po e 'mbështet'

Çfarë përmban dosja e AKSHI-t? Gazetari në ‘Top Story’: I akuzuari nga SPAK vazhdon të marrë tendera, institucioni po e ‘mbështet’

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In